Furnizimi me oksigjen të lëngshëm mjekësor në QSUT është pjesë e proceseve të përditshme për funksionimin e shërbimeve spitalore dhe trajtimin e pacientëve. Spitali bën me dije se procesi realizohet në bazë të nevojave të spitalit përmes organizimit, monitorimit dhe koordinimit të vazhdueshëm, duke garantuar furnizimin në kohë dhe vijimësinë e shërbimeve. LEXO edhe...Nesër Maratona e Tiranës, kufizohet qarkullimi i mjeteve nga ora 08:00-16:00, lista e rrugëve që do të bllokohen Sigurimi i oksigjenit mjekësor është i rëndësishëm për trajtimin e pacientëve dhe funksionimin normal të shërbimeve spitalore. "Sot po ju prezantojmë me një prej proceseve të përditshme të punës në QSUT: furnizimin me oksigjen të lëngshëm mjekësor, një element jetik për funksionimin e shërbimeve spitalore dhe trajtimin e pacientëve. Ky proces realizohet në përputhje me nevojat e institucionit, përmes organizimit, monitorimit dhe koordinimit të vazhdueshëm, duke garantuar furnizimin në kohë dhe vijimësinë e shërbimeve. Në punën tonë të përditshme, siguria e pacientëve, furnizimi i vazhdueshëm dhe funksionimi pa ndërprerje i shërbimeve janë përgjegjësi dhe prioritet i padiskutueshëm."- shkruan QSUT. A.C/ReportTv.al Tirane oksigjen QSUT Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 70.6% Të gabuar 26.4% Nuk e di 3% Vota total: 2606 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?

