Lajme Zone
Furnizimi me gaz/ Shqipëria nënshkruan marrëveshje me kompaninë amerikane, pritet ndërtimi në bregdet i një terminali me kapacitet deri në 5 milionë tonë në vit
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Furnizimi me gaz/ Shqipëria nënshkruan marrëveshje me kompaninë amerikane, pritet ndërtimi në bregdet i një terminali me kapacitet deri në 5 milionë tonë në vit

Në korrik të vitit 2026, Departamenti amerikan i Energjisë autorizoi Argent LNG-në të eksportojë LNG nga terminali i saj i propozuar në Port Fourchon, Luiziana, drejt vendeve që kanë marrëveshje të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara.

Zhvilluesi amerikan i projekteve të gazit natyror të lëngshëm, me seli në Luiziana, Argent LNG, njoftoi të mërkurën se e ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Qeverinë e Shqipërisë për ta vlerësuar zhvillimin e një terminali të rigazifikimit në shkallë të gjerë në bregdetin shqiptar, me kapacitet deri në 5 milionë tonë në vit. Terminali mund të lidhet me Gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP), Gazsjellësin e propozuar Jon-Adriatik (IAP) dhe korridorin e gazit Fier-Vlorë. Argent LNG tha se financimi mund të përfshijë Agjencinë Amerikane për Tregti dhe Zhvillim (USTDA), Korporatën Amerikane të Financimit Ndërkombëtar për Zhvillim (DFC) dhe Bankën Amerikane të Eksport-Importit (EXIM Bank). LEXO EDHE:Asgjësohet në Kroaci një sasi me speca të kuq me pesticide, ishin importuar nga Shqipëria Në korrik të vitit 2026, Departamenti amerikan i Energjisë autorizoi Argent LNG-në të eksportojë LNG nga terminali i saj i propozuar në Port Fourchon, Luiziana, drejt vendeve që kanë marrëveshje të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara. Mësohet se projekti parashikohet të jetë pjesë e një arkitekture më të gjerë rajonale, për të forcuar qëndrueshmërinë energjetike të Evropës dhe Ukrainës. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: tap Argent LNG LNG shqiperia Gazi natyror Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

7 Shtator, 07:56

Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 6% Vota total: 4025 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 7 Shtator, 07:56 Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?