Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Fundjava sjell fluks në Morinë, mbi 15 mijë qytetarë të Kosovës hyjnë në Shqipëri në 4 orë (VIDEO)


Pavarësisht përfundimit të sezonit veror, bregdeti shqiptar vijon të tërheqë qytetarët e Kosovës. Vetëm nga ora 05:00 deri në 09:15 të së shtunës, nga Morina hynë 15 823 qytetarë dhe 4 107 automjete e autobusë.

Edhe pse sezoni veror i pushimeve ka përfunduar tashmë, bregdeti shqiptar vijon të mbetet një destinacion i preferuar për qytetarët e Kosovës, të cilët gjatë kësaj periudhe po e shfrytëzojnë kryesisht për fundjavë. Orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune kanë sjellë një fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, me mijëra qytetarë dhe automjete që kanë hyrë në territorin shqiptar, me destinacion kryesisht zonat bregdetare. LEXO edhe...Nga sherri në rrjete sociale te prita në mbikalimin e Rinasit, Joz Marku dhe grupi i tij poshtërojnë Eduard Kuçin para kamerës! Këngëtari merret në pyetje në Tiranë dhe lihet i lirë(VIDEO) Temperaturat e larta të ditëve të fundit duket se kanë ndikuar në këtë lëvizje, duke bërë që shumë familje nga Kosova të zgjedhin bregdetin shqiptar për të kaluar fundjavën. Sipas të dhënave të Drejtorisë për Kufirin dhe Migracionin Kukës, në Stacionin e Policisë Kufitare Morinë, vetëm gjatë intervalit kohor nga ora 05:00 deri në 09:15 të datës 5 shtator 2026, kanë hyrë në Republikën e Shqipërisë 15 mijë e 823 qytetarë të Kosovës. Fluksi është shoqëruar edhe me një numër të konsiderueshëm automjetesh. Në të njëjtin hark kohor, në territorin shqiptar kanë hyrë 4 mijë e 107 mjete të vogla dhe autobusë. Shifrat tregojnë se, pavarësisht përfundimit të sezonit veror, interesi i qytetarëve të Kosovës për bregdetin shqiptar vijon të jetë i lartë, veçanërisht gjatë fundjavave dhe në kushtet e temperaturave ende të larta. SI.E./E.H/ReportTv.al morine Kukes kosove Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.7% Të gabuar 21.1% Nuk e di 4.2% Vota total: 3601 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?