Deputeti demokrat Belind Këlliçi tha sot se fundi politik i kryeministrit Edi Rama po vjen me shpejtësi.
Siç theksoi përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë e ka të qartë tamimë përmes protestave mendimin e qytetarëve shqiptarë për të. Sipas demokratit, Rama mbahet me thonj pas karriges së tij sepse e di mirë se çfarë e pret. “20 minuta fyerje, kërcënime, nxitje të ndasisë, etiketime, mllef, sharje. Ky ishte mesazhi i Kryeministrit për shoqërinë e për qytetarët këtë të dielë pasdite.
Kështu sulmoi Edi Rama ata që janë ngritur kundër korrupsionit, kundër arrogancës, kundër abuzimit me pushtetin.
Përbuzi e foli me përçmim për të moshuarit që nuk u del pensioni, për ata që nuk gjejnë shërbim në spitale, për ata që mezi mbyllin muajin.
Edhe sot me zë e me figurë ai pohoi se nuk përfaqëson shumicën e njerëzve, por atë klubin që kërkon të shtojë pasurinë, që kërkon më shumë tendera, më shumë prona publike, më shumë zona të mbrojtura, më shumë konçesione e liçensa.
Ky sipas tij është zhvillim!!!
Është kjo arsyeja që ka ndaluar komentet, aty ku shpërndau këtë mesazh. E di mirë se çfarë mendojnë shqiptarët për të.
Janë përpëlitjet e një Kryeministri të rrëzuar nga revolta e popullit, nga sheshi poshtë zyrës së tij.
Mbahet me thonj pas karriges se e di mirë çfarë e pret. Dhe vetëm ndot hapësirën publike me atë që nxjerr nga goja.
Fundi po i vjen me shpejtësi”,-shkruan Këlliçi./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

