Lajme Zone
Fundi i botës ishte parashikuar për këtë të premte! Ja çfarë fshihej pas teorisë së vitit 1960 dhe përse nuk u përmbush
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Fundi i botës ishte parashikuar për këtë të premte! Ja çfarë fshihej pas teorisë së vitit 1960 dhe përse nuk u përmbush

Sot, më 13 nëntor 2026, sipas një parashikimi shkencor të bërë 66 vite më parë, njerëzimi duhej të arrinte në një pikë kritike për shkak të rritjes së pakontrolluar të popullsisë. Teoria, e publikuar në vitin 1960, është rikthyer në vëmendje në rrjetet sociale, por çfarë kishin parashikuar në të vërtetë shkencëtarët?

13 nëntori 2026 ishte data që tre studiues kishin përcaktuar 66 vite më parë si momentin kur rritja e popullsisë botërore do të arrinte një kufi të pamundur. Por dita e sotme nuk ka sjellë asnjë fund të botës. Pas këtij parashikimi, që është rikthyer në rrjetet sociale, qëndron një studim matematikor i vitit 1960, jo një profeci për zhdukjen e njerëzimit. Fizikani Heinz von Foerster dhe studiuesit Patricia Mora e Lawrence Amiot, nga Universiteti i Illinoisit, kishin marrë në shqyrtim të dhënat e popullsisë së Tokës për një periudhë që niste nga viti 400 para Krishtit dhe përfnte në vitin 1958. LEXO edhe...‘Ora e Kiametit’ zhvendoset më pranë mesnatës se kurrë më parë, ekspertët ngrenë alarmin për fundin e botës Rezultatet i publikuan në revistën “Science”, në një artikull me titull “Dita e Gjykimit: E premte, 13 nëntor 2026”. Llogaritjet tregonin se popullsia po shtohej gjithnjë e më shpejt. Nëse kjo prirje do të vazhdonte pa u ngadalësuar, modeli matematikor jepte një rezultat të pazakontë: më 13 nëntor 2026, numri i banorëve të planetit do të bëhej teorikisht i pafundëm. Kjo nuk do të thoshte se shkencëtarët prisnin që bota të shkatërrohej atë ditë. Përkundrazi, përmes këtij rezultati ata tregonin se rritja e popullsisë nuk mund të vazhdonte pa kufi në një planet me hapësirë dhe burime të kufizuara. Edhe zgjedhja e datës kishte një hollësi interesante. 13 nëntori ishte ditëlindja e von Foersterit dhe në vitin 2026 kjo datë binte të premten. Kështu, studimi mori edhe një titull që luante me besëtytninë e së premtes, datë 13. Por ajo që ndodhi me popullsinë botërore gjatë dekadave të mëvonshme ishte ndryshe nga prirja mbi të cilën mbështetej modeli. Prej viteve 1970, rritja e popullsisë nisi të ngadalësohej. Në shumë vende lindjet ranë, duke ndryshuar parashikimet për numrin e banorëve të Tokës. Sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara, popullsia botërore vlerësohet në rreth 8,2 miliardë njerëz. Ajo pritet të arrijë rreth 10,3 miliardë në mesin e viteve 2080 dhe më pas të nisë të bjerë gradualisht. Pra, ajo që u paraqit në vitin 1960 si një datë e frikshme ishte një mënyrë për të treguar se çfarë rezultati mund të jepte një model matematikor nëse rritja e popullsisë do të vazhdonte pa ndryshuar. 66 vite më vonë, parashikimi nuk është përmbushur, por çështja që ngrinte studimi mbetet: sa njerëz dhe sa nevoja mund të përballojë një planet me burime të kufizuara? U.D/ReportTv.al fundi i botes Komento Komente Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 72% Të gabuar 25.1% Nuk e di 3% Vota total: 1791 Sondazhi i ditës: Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?