Lajme Zone
Fshiu shënimin që mbronte të drejtat e një kompanie ndërtimi mbi truallin në Selitë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq juristin e Kadastrës për shpërdorim detyre (EMRI)
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Fshiu shënimin që mbronte të drejtat e një kompanie ndërtimi mbi truallin në Selitë, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq juristin e Kadastrës për shpërdorim detyre (EMRI)

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq për shpërdorim detyre një jurist të Kadastrës së Vlorës, i akuzuar se hoqi pa bazë ligjore kufizimin mbi një truall prej 3250 m² në Selitë, duke u mundësuar pronarëve të lidhnin kontratë me një kompani ndërtimi tjetër, megjithëse marrëveshja me një kompani të mëparshme nuk ishte provuar se kishte përfunduar ligjërisht.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq një jurist të Kadastrës Vlorë për shpërdorim detyre. Administratorja e “Triumph Company” kallëzoi Andi Barjamin se kishte fshirë një shënim kufizues të kontratës së sipërmarrjes që kishte lidhur me pronarët e një toke në Selitë për një projekt me sipërfaqe 3250 metra katrorë. Sipas kontratës, ndërtimi duhej të realizohej brenda 3 vjetëve nga marrja e lejes. Kontrata ishte regjistruar në Kadastër dhe në kartelën e pronës ishte vendosur një shënim kufizues sipas të cilit, mbrohej interesi i kompanisë në raport me pronarët e tokës. LEXO EDHE:Tiranë/ Aktet e dhunshme në protestën e së shtunës, 3 në pranga dhe 18 nën hetim! Policia vendos 44 gjoba, 2 prej tyre nga 500 mijë lekë (VIDEO) Këta të fundit kanë pretenduar se kompania nuk e ka realizuar projektin dhe kanë kërkuar ndërprerjen e marrëdhënies kontraktore dhe fshirjen e shënimit në Kadastër. Kërkesa u trajtua nga Barjami, i cili punonte në Vlorë, por iu caktua nga shorti elektronik. Heqja e shënimit të tij i hapi rrugë pronarëve të tokës për të lidhur kontratë me një kompani tjetër, “AI Development”, pa u provuar se marrëveshja e mëparshme kishte pëfunduar ligjërisht. Sipas prokurorisë, kjo ka cenuar interesin e “Triumph Company” duke mundësuar vënien e së njëjtës pasuri në favor të shoqërisë tjetër. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë U.D U.D Shqiptarja.com TAG: Tirane Vlore selite kadastra e vlores andi barjami triumph company AI Development Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

14 Nëntor, 14:59

Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.6% Të gabuar 28.3% Nuk e di 9.1% Vota total: 2385 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?