Lajme Zone
Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK! I komunikohet akuza për pastrim parash
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Fshehu vilat e Ballukut në Palasë dhe Dhërmi, Igli Tare merret i pandehur nga SPAK! I komunikohet akuza për pastrim parash

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tares, i cili u paraqit sot herët në ambientet e SPAK. Ai akuzohet për pastrim parash, pasi dyshohet se fshehu në emrin e tij, 2 vila të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, një në Dhërmi dhe një në Palasë. LEXO edhe...SPAK mori të pandehur Ballukun për 5 akuza, Bardhi: Rama propozon që të korruptuarit t’i mbajm

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën ish-futbollistit të Kombëtares, Igli Tares, i cili u paraqit sot herët në ambientet e SPAK. Ai akuzohet për pastrim parash, pasi dyshohet se fshehu në emrin e tij, 2 vila të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, një në Dhërmi dhe një në Palasë. LEXO edhe...SPAK mori të pandehur Ballukun për 5 akuza, Bardhi: Rama propozon që të korruptuarit t’i mbajmë në Kuvend, ndërsa fëmijët t’i burgosim Prokurorët e Posaçëm kanë dyshime se vilat e sekuestruara, Balluku i ka përfituar në mënyrë të paligjshme, përmes favorizimeve në tendera. Komunikimi i akuzave për Igli Taren vjen pasi ditën e djeshme SPAK i komunikoi akuzat edhe Belinda Ballukut, e cila u mor e pandehur për 5 vepra penale. Belinda Balluku do të duhet të përgjigjet para drejtësisë për 15 episode krimesh të rënda, që nisin nga shkelja në 9 tendera e deri te korrupsioni e pastrimi i parave. Nëntë tenderat e paracaktuar kapin vlerën e rreth 1.2 miliardë eurove, ku përfshihet ati i ndërtimit të Tunelit të Llogorasë që me kursin e sotëm është 200 mln euro, 7 lotët e Unazës së Madhe të Tiranës, dhe së fundmi ai i bërë që në kohën kur Belinda Balluku ishte drejtoreshë në Albcontrol, kur e paracaktoi fituesin që bëri punimet 1.1 mln euro në godinën teknologjike të këtij institucioni. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/SI.E./ReportTv.al Igli Tare belinda balluku spak pastrim parash SPAK heton Ballukun Komento Komente Ball uku: 21/10/2026 10:08 Të gjithë me rradhë. Vetëm se e kanë filluar nga mesi. Mos harroni 21 janarin Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.9% Disi 3.2% Vota total: 9369 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?