Banorët e fshatit turistik Selcë e Poshtme, në Njësinë Administrative Prrenjas, kanë ngritur shqetësimin për situatën e mbetjeve dhe papastërtive në zonë. Sipas denoncimit, plehrat janë kthyer në një problem të vazhdueshëm për banorët, duke ndikuar edhe në imazhin e fshatit, i cili frekuentohet nga vizitorë dhe turistë.
Përmes një denoncimi, banorët u bëjnë apel institucioneve përgjegjëse, bashkisë Prrenjas me kryetar Nuri Belbën që të ndërhyjnë për pastrimin e zonës dhe për garantimin e një shërbimi të rregullt për menaxhimin e mbetjeve. Ata kërkojnë që shqetësimi i tyre të bëhet publik dhe të merren masa për përmirësimin e situatës.
Denoncim:
Përshëndetje! Dua të bëj një denoncim për problemin e plehrave në Njësinë Administrative Prrenjas. Bëhet fjalë për fshatin turistik Selcë e Poshtme, ku banorët ankohen për mbetjet dhe papastërtitë. Ju lutem, shpërndajeni këtë shqetësim, me shpresën që të merren masat e nevojshme.

