Lajme Zone
Freskët në mëngjes dhe vapë gjatë mesditës, si parashikohet moti këtë të premte
Të tjeraTop Channel

Freskët në mëngjes dhe vapë gjatë mesditës, si parashikohet moti këtë të premte

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme edhe gjatë ditës së premte. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare.

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme edhe gjatë ditës së premte. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Vranësirat pritet të shfaqen kryesisht nga orët e mesditës deri në pasdite, veçanërisht në relievet malore të vendit. Në këto zona nuk përjashtohen reshje shiu të izoluara dhe të dobëta, në formën e pikave, gjatë orëve të mesditës.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 5 m/s.

Përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 8 m/s.

Në det parashikohet valëzim i forcës 1–2 ballë. Temperaturat do të vijojnë të jenë relativisht të larta, me vlerën maksimale që pritet të arrijë deri në 34°C në disa qytete të vendit.

Ndërkohë, temperaturat më të ulëta priten në Korçë dhe Bajram Curri, ku termometri mund të zbresë deri në 12°C.

SHMU rekomandon ndjekjen e përditësimeve të fundit për ndryshimet e mundshme të kushteve atmosferike. Top Channel