Një ngjarje tragjike ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës qytetin e Caen, në Francën perëndimore, ku një automjet ka përplasur një grup këmbësorësh pranë një bari. Si pasojë, një person ka humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:15, kur një 26-vjeçar me origjinë ruse humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me turmën e njerëzve që ndodheshin në rrugë. Sipas prefektit lokal, David Clavier, shtatë prej të plagosurve janë në gjendje kritike, ndërsa tre të tjerë në gjendje të rëndë. Sipas një burimi të AFP-së në polici, incidenti ndodhi pas një grindjeje. Pas përplasjes, drejtuesi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes, por u lokalizua dhe u arrestua në Ouistreham, rreth 20 kilometra larg Caen. Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë. Prefekti Clavier tha se 26-vjeçari nuk ishte i njohur për shërbimet e inteligjencës. Megjithatë, ai kishte tërhequr më parë vëmendjen e policisë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Hetuesit po punojnë për të përcaktuar nëse përplasja ishte aksidentale apo e qëllimshme, ndërsa autoritetet vijojnë të mbledhin dëshmi dhe prova për ngjarjen. BREAKING:
2 people killed and 8 wounded in a car-ramming attack in Caen, France tonight.
A man born in Russia, named Ibrahim I., deliberately drove a car into a group of people waiting at a bus stop. pic.twitter.com/0NhSkR3rtl
— Visegrád 24 (@visegrad24) August 27, 2026 © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

