Lajme Zone
Ergys Agasi në pranga/ “Ra koordinatori, jo skema”, Belind Këlliçi: Fitoi pushtet nga Rama. Sa të jetë kryeministri lidhja me krimin është e sigurt
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Ergys Agasi në pranga/ “Ra koordinatori, jo skema”, Belind Këlliçi: Fitoi pushtet nga Rama. Sa të jetë kryeministri lidhja me krimin është e sigurt

Ergys Agasi u arrestua një ditë më parë gjatë pas një operacioni të zhvilluar nga policia. Nëpërmjet një reagimi në facebook, Belind Këlliçi shprehet se Agasi kishte fituar pushtet pasi Rama i kishte besuar detyrën e koordinatorit për bandat. Ndërsa theksoi se me arrestimin e Ergys Agasit ka rënë koordinatori, por jo koordinimi me bandat dhe krimin e organizuar.

Ergys Agasi u arrestua një ditë më parë gjatë pas një operacioni të zhvilluar nga policia. Nëpërmjet një reagimi në facebook, Belind Këlliçi shprehet se Agasi kishte fituar pushtet pasi Rama i kishte besuar detyrën e koordinatorit për bandat. Ndërsa theksoi se me arrestimin e Ergys Agasit ka rënë koordinatori, por jo koordinimi me bandat dhe krimin e organizuar. Reagimi i plotë: Ka rënë koordinatori, jo koordinimi me bandat dhe krimin e organizuar!

Ergys Agasi kishte fituar pushtet pasi Edi Rama i pati besuar detyrën e rëndësishme, atë të koordinatorit për bandat. Siç denoncoi Arben Ahmetaj, falë këtij roli, Agasi kalonte me Edi Ramën më shumë kohë se çdo ministër apo i besuar tjetër. Këto lidhje, këto raporte me krimin e organizuar, janë jetike për Ramën dhe pushtetin e tij. Organizatat kriminale kthehen në shtabe elektorale dhe sigurojnë vota për të dhe në këmbim ato marrin privilegje, kontrolle territori, leje e liçensa dhe paprekshmëri.

Me rënien e Gysit, nuk ka rënë skema.

Sa të jetë Rama në atë karrige, lidhja me krimin është e sigurtë.

Thjeshtë një koordinator tjetër do ketë zënë vendin.

Një koordinator që do të duhet të ofrojë edhe një shërbim tjetër ekstra, që ka të bëjë me qejfet e Edi Ramës. Një nga detyrat që kishte Gysi, ishte të siguronte verën Romanee-Conti, 33 mijë euro një shishe.

Në fillim, kur Arben Ahmetaj e bëri këtë denoncim, shumë vetë nuk e besuan. Më pas, policia i sekuestroi të shumëkërkuarit një kantinë ku u gjetën shishe vere të shtrenjta me vlerë mbi 1 milionë euro.

Dhe nuk kishte më dyshime.

Koordinatori i Kryeministrit për bandat, e kryente edhe këtë angazhim.

Sigurimi i këtij salltaneti për Kryeministrin, pra është vetëm një nga punët. Ai detyrë kryesore ka ruajtjen e menaxhimin e paktit me bandat, me krimin e organizuar në vend. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama Ergys Agasi