Katër shqiptarë, të dyshuar për një seri vjedhjesh dhe tentativash për vjedhje në banesa në Francë, janë dënuar me nga tre vite burg secili nga Gjykata e Colmarit. Vendimi u dha më 13 nëntor, pas një hetimi të detajuar nga njësia hetimore të policisë franceze në Colmar. Pavarësisht se të akuzuarit kanë mohuar vazhdimisht përfshirjen në ngjarje, gjykata vendosi dënimin e tyre. LEXO edhe...Francë/ Transportonte 3.5 kg kokainë dhe heroinë, i kishte fshehur në baterinë e një automjeti! 18 muaj burg dhe 805 mijë euro gjobë për 18-vjeçarin shqiptar Vjedhjet kishin shkaktuar shqetësim te banorët e disa zonave. Në Turckheim, një banor tregoi se hajdutët i kishin dëmtuar grilat elektrike dhe dritaren e banesës, duke përdorur edhe një darë për skarë të marrë nga kopshti. Brenda shtëpisë gjithçka ishte përmbysur, por autorët nuk kishin arritur të merrnin asgjë. Një tjetër rast u regjistrua në Zimmerbach, ku një grua u njoftua nga fqinja se dritarja e shtëpisë së saj kishte qëndruar e hapur për dy ditë. “Kanë shkaktuar shumë dëme për shumë pak gjëra”, u shpreh ajo. Ndërkohë, ankesa për vjedhje janë raportuar edhe në Labaroche, Munster, Porte-du-Ried dhe Rosières-aux-Salines, në rajonin Meurthe-et-Moselle. Mes sendeve të vjedhura përmenden bizhuteri dhe një konsolë lojërash PlayStation 5. A.C/ReportTv.al france shqiptaret ne france vjedhje banesa Komento Komente Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 68.4% Të gabuar 25% Nuk e di 6.6% Vota total: 789 Sondazhi i ditës: Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?
