Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) po zhvillohet seanca e radhës për fraksionin e dosjes ‘Meta’ ku të pandehur janë Fatime Kryemadhi, Ema Çoku dhe Pirro Xhixho, të cilët do të gjykohen sipas procedurës së shkurtuar. Në seancë, prokurorët e SPAK po lexojnë konkluzionet përfundimtare për 4 të pandehurit. LEXO edhe...Dosja ‘Veliaj’/ Bashkëpunëtorja e drejtësisë, Kondakçiu kërkon pafajësinë në GJKKO! Të pandehurit e tjerë marrin kohë për mbrojtjen, shtyhet seanca GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, për tu tërhequr nga procesi i gjykimit të shkurtuar e për rrjedhojë çështja në ngarkim të saj, të bashkohet me atë të Ilir Metës e Monika Kryemadhit. Nëna e Monika Kryemadhit e Ema Çoku akuzohen për veprën penale të pastrimit të parave, ndërsa Xhixho është marrë i pandehur për veprën e korrupsionit. Lajmi në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë K.B/SI.E./ReportTv.al monika kryemadhi spak Pirro Xhixho Ema Coku fatime kryemadhi Gjyqi i ilir Metës GJKKO Komento Komente Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78.4% Jo! 18.7% Disi! 3% Vota total: 4033 Sondazhi i ditës: Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?

