Lajme Zone
FOTOLAJM/ U komandua në krye të SHISH pas shkarkimit të Hysenit, Elvis Lila për herë të parë në publik! Merr pjesë në Këshillin e Sigurisë
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

FOTOLAJM/ U komandua në krye të SHISH pas shkarkimit të Hysenit, Elvis Lila për herë të parë në publik! Merr pjesë në Këshillin e Sigurisë

Në pamjet e ndara nga zyra e shtypit të presidentit, shihet edhe Lila, duke shënuar kështu daljen e tij të parë në publik.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë që u thirr mëngjesin e sotëm nga presidenti Bajram Begaj, ishte i pranishëm edhe kreu i komanduar i Shërbimit Informativ, Elvis Lila. Në pamjet e ndara nga zyra e shtypit të presidentit, shihet edhe Lila, duke shënuar kështu daljen e tij të parë në publik. Lila u komandua në krye të SHISH pas shkarkimit të Vlora Hysenit nga kryeministri Rama. Sipas urdhrit të Ramës, më herët ai drejtonte Departamentin Operativ. LEXO EDHE:Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Zhupa: Diskutojnë si mund të mbulojnë skandalin e radhës, ata janë vetë problemi! Shkarkimi i Hysenit erdhi si pasojë e arrestit të saj në shtëpi për shkak të akuzave nga SPAK se ka ndihmoi në arrati Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestuar në gusht si kreu i një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t. P.J/Shqiptarja.com TAG: SHISH keshilli i sigurise kombetare edi rama vlora hyseni elvis lila Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Shtator, 18:15

Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.4% Jo 38.5% Disi 7% Vota total: 2601 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Shtator, 18:15 Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?