Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

FOTOLAJM/ Protesta e 124-të kundër qeverisë! “Përgjegjësia jote nuk mbaron me fjalim, për çdo hajdutëri do të ketë dënim”, mesazhet pikante nëpërmjet pankartave


Ka nisur këtë mbrëmje në Tiranë protesta e 124-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ka nisur këtë mbrëmje në Tiranë protesta e 124-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e tij nga politika, ndërsa në pankartat e tyre nuk kanë munguar mesazhet ironike dhe kritikat ndaj qeverisjes. Një pjesë e pankartave i referohet deklaratave të kryeministrit Rama gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku ai foli për mirëqeverisje dhe progresin e vendit. “Në konferencë me BE-në flet për progres, por me Belën e inceneratorët bën rezistencë”, shkruhet në një prej pankartave. Ndërkohë, një tjetër mesazh i drejtohet drejtpërdrejt kryeministrit: “Përgjegjësia jote nuk mbaron me fjalim, për çdo hajdutëri do të ketë dënim”.

Protesta vijon në Tiranë, ndërsa qytetarët shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë dhe kërkesën për ndryshim politik. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb