Pamjet ajrore me dron të marra gjatë protestës masive para godinës së Kryeministrisë kanë fiksuar një mesazh të fuqishëm simbolik të lënë nga mijëra qytetarët dhe bashkatdhetarët e ardhur nga diaspora. Në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pranë një flamuri të madh kombëtar kuq e zi dhe të rrethuar nga turma e protestuesve, është shkruar me shkronja gjigante të bardha mbi asfalt mesazhi: “JEMI NJË!” Kjo thirrje pasqyron bashkimin e shqiptarëve brenda vendit dhe diasporës në këtë qëndresë qytetare, duke përçuar mesazhin e unitetit dhe solidaritetit kombëtar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

