Imazhe të Korçës dhe krahinës së saj në vitet ’20 dhe ’30, të fiksuara në negativë xhami, janë sjellë për publikun në parkun “Rinia”, në Tiranë. Përmes objektivit të dy pionierëve të fotografisë shqiptare, Vani Burda dhe Thimi Raçi, vizitorët mund të shohin momente nga jeta e përditshme, portrete familjare, dasma, çifte, si edhe pamje urbane e sociale të krahinës së Korçës. LEXO edhe...Ekspozita me foto historike që sjell Maliqin e viteve ‘40 “Është një ekspozitë me disa fotografi të zgjedhura të fotografëve Raçi dhe Burda. Janë negativë, të cilët ne i kemi kthyer në pozitivë dhe i kemi nxjerrë për herë të parë sot për publikun. Janë fotografi të jetës shoqërore e sociale të shqiptarëve të asaj kohe, kryesisht momente nga dasma, fotografi familjare dhe çiftesh.”, thotë Endrit Musai, Zv/drejtor i përgjithshëm i DPA-së. Ekspozita përmban rreth 20–25 fotografi, ndërsa pjesë e rëndësishme e këtij koleksioni ruhen në Fototekën e Arkivit, një prej pasurive më të rëndësishme fotografike në vend. “Ekspozita sjell për publikun fotografi të fotografëve korçarë të viteve ’20, Vani Burda dhe Thimi Raçi. Ajo përmban fotografi nga jeta sociale, jeta kulturore dhe pamjet urbane të Shqipërisë së një epoke tjetër.”, thotë Olta Gasa, specialiste pranë DPA-së. Dy fotografët dokumentuan me aparatet e tyre jetën e njerëzve të thjeshtë dhe përditshmërinë qytetare, duke lënë pas një dëshmi të çmuar për historinë sociale të vendit. “Vani Burda dhe Thimi Raçi ishin fotografë të cilët i kushtuan një rëndësi të veçantë jetës së thjeshtë, jetës së njerëzve të zakonshëm, jetës qytetare dhe urbane. Çaste të pashlyera, të cilat falë fotografimit, u vendosën në kujtesën kolektive.”, vijon Gasa. Negativët e tyre, të ruajtur për dekada në arkivat shqiptare, sot marrin një tjetër jetë përmes digjitalizimit dhe ekspozimit për publikun. “Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka një fototekë mjaft të pasur. Ne jemi në proces digjitalizimi dhe qytetarët mund t’i shohin fotografitë edhe online.”, thotë Musai. Nga dasmat e portretet familjare, te rrugët dhe jeta urbane e Korçës së një shekulli më parë, këto fotografi rikthejnë në vëmendje një Shqipëri që sot ekziston vetëm në kujtesën e dokumentuar përmes celuloidit dhe që tregon edhe pas disa dekadash për njerëzit dhe jetën e atyre viteve. B.G/SI.E./ReportTv.al Olta Gasa Endrit Musai Thimi Raci Vani Burda ekspozite Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57% Shoqëria 26.5% Social media 16.4% Vota total: 3825 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?
