Janë publikuar fotot e Sokrat Vatës, 29-vjeçarit të arrestuar si autori i dyshuar për vrasjen e turistit portugez te hotel “Principote” në Ksamil. Në fotot e publikuara, 29-vjeçari shfaqet në ambientet e një lokali si dhe brenda një automjeti. Sokrat Vata, i cili shërbente si roje plazhi dhe roje sigurie pranë kompleksit “Principote”, u kap nga forcat e policisë disa orë pas ngjarjes në aksin rrugor Levan-Fier. Ai u gjet i fshehur në bagazhin e një automjeti me të cilin po tentonte të arratisej i ndihmuar nga shtetas të huaj. Gjatë marrjes në pyetje nga grupi hetimor, Vata ka zgjedhur të mos flasë dhe nuk ka dhënë asnjë dëshmi, ndërsa hetuesit po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të përplasjes tragjike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

