Bianca Censori ka bërë sërish xhiron e rrjetit me paraqitjen e saj më të fundit, këtë herë duke surprizuar me një ndryshim të dukshëm në pamje.
Arkitektja 31-vjeçare u shfaq me flokë bjonde dhe balluke, ndërsa pozoi me një veshje tepër provokuese, ku tërhoqën vëmendjen të brendshmet metalike në ngjyrë ari.
Censori publikoi fotografitë më 8 shtator në Instagram, pa shkruar asnjë fjalë në përshkrim. Në imazhe, ajo shfaqet duke pozuar larg objektivit, me një grim të lehtë dhe sytë e theksuar me laps të zi.
Look-u i ri nuk kaloi pa u komentuar nga ndjekësit. Disa e krahasuan me një “Kleopatra moderne”, ndërsa të tjerë vunë në dukje ngjashmërinë e saj me Kim Kardashian.
Me flokët e rinj dhe zgjedhjen e guximshme të veshjes, Censori ka sjellë edhe një tjetër paraqitje që ka tërhequr menjëherë vëmendjen në rrjetet sociale.

