Angelina Jolie duket se është gati të nisë një kapitull të ri në jetën e saj, këtë herë larg Shteteve të Bashkuara.
Në një intervistë të rrallë për “L’Officiel”, aktorja ka treguar se pas rritjes së fëmijëve të saj dëshiron të kalojë më shumë kohë jashtë SHBA-së dhe të jetojë për një periudhë pa një bazë të përhershme.
“Është fundi i një epoke për mua”, është shprehur Jolie, duke shtuar se dëshiron të jetë “pak nomade” për njëfarë kohe.
Planet e saj lidhen edhe me faktin se fëmijët e saj tashmë janë rritur. Binjakët Vivienne dhe Knox, fëmijët më të vegjël të aktores, mbushën 18 vjeç në korrik.
Jolie ka treguar se nuk planifikon të ketë një shtëpi të përhershme ku të jetë gjithmonë e vendosur. Ajo dëshiron të ketë një bazë për familjen, ndërsa vetë të udhëtojë dhe të jetojë në vende të ndryshme.
Një prej vendeve që zë një rëndësi të veçantë për të është Kamboxhia, ku aktorja ka një lidhje të fortë dhe ku dëshiron të kalojë disa muaj çdo vit, duke u fokusuar edhe më shumë te kultura khmere.
Ndërkohë, Jolie po zgjeron edhe aktivitetet e saj profesionale. “Atelier Jolie”, marka e saj e modës, pritet të nisë zgjerimin ndërkombëtar, me Brazilin si një prej tregjeve të ardhshme.
Aktorja vazhdon gjithashtu angazhimin e saj humanitar dhe punën në Kamboxhia përmes fondacionit të djalit të saj, Maddox.
Vendimi për të kaluar më shumë kohë jashtë SHBA-së vjen në një moment kur Jolie ka nxjerrë në shitje edhe pronën e saj në Los Feliz, Los Angeles, me një çmim prej 29.85 milionë dollarësh.
Burimi: People angelina jolie 2 june 2014 cropped

