Lajme Zone
Aktivitetet kulturore/ 'Netët e Bejkës së Bardhë' në Pilur! 'Iluzioni i Cirkut' te Teatri i Kukullave në Tiranë
KulturëReport TV

Aktivitetet kulturore/ 'Netët e Bejkës së Bardhë' në Pilur! 'Iluzioni i Cirkut' te Teatri i Kukullave në Tiranë

“Music Factor Tirana”, është aktiviteti që do të mbahet në Tiranë këtë të premte. Eventi synon të sjellë atmosferën e rave-it underground në një prej hapësirave karakteristike të Saukut

Art, kulturë dhe spektakël. Rubrika “Ciceron”, ju njeh me aktivitetet që mund të ndiqni sot dhe nesër në Tiranë dhe disa qytete të vendit. 1. “NETËT E BEJKËS SË BARDHË”, FESTIVALI FOLKLORIK NË PILUR LEXO edhe...Aktivitetet kulturore/ Gala operistike çel sezonin e ri artistik të TKOB! ‘Takime Transformative’ në Shkodra Art House Në Pilur zhvillohet Festivali Folklorik “Netët e Bejkës së Bardhë”. Aktiviteti nis sonte në orën 18:00 dhe do të vijojë edhe më 12 shtator. Ai i kushtohet traditës folklorike, këngës dhe trashëgimisë kulturore të zonës. 3. “JAL JAM FEST” NË JALË, DY NETË FESTIME ME MUZIKË E ARGËTIM Në Jalë zhvillohet “Jal Jam Fest”, festival që sjell muzikën dhe atmosferën e festivalit në bregdet. Aktiviteti do të nisë sonte në orën 18:00 dhe vijon edhe nesër, më 12 shtator. 3. “TAKIME TRANSFORMATIVE” NË “ART HOUSE” E KONCERT NË SHKODËR “Takime Transformative” (Transformative Encounters) është aktiviteti që do të mbahet nga 10-16 shtator, prej orës 19:00 në “Shkodra Art House”, duke u bërë pjesë e programit kulturor të kësaj hapësire artistike në qytetin verior. Ndërkohë, më 12 dhe 13 shtator, në orën 18:00, në sheshin para Bashkisë së Shkodrës zhvillohet edhe “Shpresa Fest” me këngëtarët Mateus Frroku dhe “Urban Band”. 4. “ILUZIONI I CIRKUT”, VJEN SHFAQJA NË TEATRIN E KUKULLAVE “Iluzioni i Cirkut”, një shfaqje repertori për fëmijë dhe familje do të vijë nga Cirku Kombëtar më 12 dhe 13 shtator, në orën 17:00, te Teatri i Kukullave në Tiranë. Shfaqja sjell akrobaci, ekuilibër, kllounatë, iluzione dhe zhonglerim. 5. “FESTA E ROSHNIKUT”/ TRADITË, MUZIKË E VLERA LOKALE NË BERAT Në Berat duke filluar prej orës 17:00 të ditës së sotme do të mbahet “Festa e Roshnikut”, një aktivitet që ndërthur traditën, kulturën dhe promovimin e vlerave lokale. 6. “MUSIC FACTOR TIRANA”, KONCERT I MUZIKËS ELEKTRONIKE NË SAUK “Music Factor Tirana”, është aktiviteti që do të mbahet në Tiranë këtë të premte, prej orës 22:00 deri në orën 6:30 të mëngjesit të së shtunës te Lapidari në Sauk. Eventi synon të sjellë atmosferën e rave-it underground në një prej hapësirave karakteristike të Saukut, duke ndërthurur muzikën elektronike me një ambient jo-tradicional. 7. “AVENTURAT E WINNIE POOH”, PREMIERË NË TEATRIN E KUKULLAVE “Aventurat e Winnie Pooh” është premiera e re për fëmijë, që do të vijë në Teatrin e Kukullave në Tiranë më 12 dhe 13 shtator, në oraret 10:30 dhe 11:30. Xh.K/ReportTv.al rubrika ciceron Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.4% Nuk e di 5.9% Vota total: 4589 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?