Lajme Zone
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Forumi “Intelligence on the World, Europe and Italy”/ Rama: Europa përballë ajsbergut! Shqipëria i vetmi vend pa autoritet rus


CERNOBBIO, ITALI – Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në Itali, ku ka qenë pjesë e panelit “Agjenda për Europën”.

CERNOBBIO, ITALI – Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në Itali, ku ka qenë pjesë e panelit “Agjenda për Europën”.

Forumi i është kushtuar rolit të Mesdheut dhe sfidave të reja me të cilat përballet Europa në planin europian dhe global.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te sfidat që vijojnë të kërcënojnë konkurrueshmërinë dhe pozicionin e Europës në botë, duke theksuar se, pavarësisht përpjekjeve të bëra, kontinenti vijon të përballet me probleme strukturore. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. “Shohim ende që ka diçka që nuk shkon. Ka përpjekje që po bëhen, është një Mario tjetër që me këmbëngulje na thonë që gjërat nuk po shkojnë siç duhet. Përballë nesh gjendet ende ajsbergu”, u shpreh Rama.

Ai solli si shembull zhvillimin teknologjik, duke vënë në dukje hendekun e Europës me pjesën tjetër të botës.

“Flasim për teknologji dhe kuptojmë që vetëm 4 nga 50 teknologjitë më të mëdha janë në Europë”, deklaroi kryeministri.

Rama theksoi gjithashtu situatën në arsimin e lartë, duke argumentuar se mungesa e universiteteve europiane në renditjet më të larta globale është një tjetër tregues i sfidave që duhet të përballojë Bashkimi Europian.

“Nuk ka një Universitet të BE-së në 20-tëshen e parë”, tha Rama.

Në këtë kuadër, diskutimet në Forumin e Cernobbios u fokusuan te nevoja për një Europë më konkurruese, më të aftë për të përballuar ndryshimet teknologjike dhe ekonomike, si dhe sfidat e reja globale. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet