Lajme Zone
Fondacioni i “shkencës” apo i terrorit? / Akuza: Organizata ka lidhje me Lavdrim Muhaxherin
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Fondacioni i “shkencës” apo i terrorit? / Akuza: Organizata ka lidhje me Lavdrim Muhaxherin

Përveç Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, edhe në Kosovë është shpallur organizatë terroriste një shoqatë.

Përveç Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, edhe në Kosovë është shpallur organizatë terroriste një shoqatë. Ajo është Fondacioni Kulturor për Shkencë dhe Komunikim. Sipas burimeve të ABC News, fondacioni e ka bazën në Ferizaj, ndërsa dyshohet se emri i tij asociohet edhe me një prej personave më famëkeq shqiptarë të lidhur me terrorizmin islamik: Lavdrim Muhaxherin. Muhaxheri është një shtetas nga Kaçaniku në Kosovë, i lindur më 12 mars 1989, me emrin e luftës Abu Abdullah al-Kosova. Përmes rrjeteve sociale, ai u bënte thirrje shqiptarëve nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që t’i bashkoheshin ISIS-it. Përpara radikalizimit, kishte punuar në kampin Bondsteel në Kosovë dhe më pas në një kamp trajnimi të NATO-s në Afganistan. Më 24 shtator 2014, DASH e shpalli terrorist global, ndërsa më 8 qershor 2017 u njoftua se ishte vrarë në Siri nga një sulm ajror. Muhaxheri është emri i lidhur edhe me planifikimin e një sulmi terrorist ndaj ndeshjes Shqipëri-Izrael, të zhvilluar në nëntor 2016 në Elbasan. Autoritetet amerikane e përmendën si një nga personat përgjegjës për komplotin e dështuar. Dyshohet se baza e tij në Kosovë ka vijuar punën edhe pas raportimeve për vdekjen e tij. Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, në një lidhje për ABC News, deklaroi se aktiviteti ka për qëllim destabilizimin e Ballkanit dhe ka prirje ideologjike islamike. Autoritetet policore në Kosovë, të pyetura nga ABC News, nuk kanë dalë ende me një deklaratë publike lidhur me aktivitetin e organizatës. Por vendimi i një gjykate në një shtet si Egjipti, që i shpall të tria këto organizata terroriste në Shkup, Prishtinë dhe Tiranë, duhet të jetë si një alarm zgjimi nga gjumi për autoritetet e sigurisë. Së paku, rasti i Muhamet Murtezit, që u cilësua si terrorist në Kajro, por që shfaqej si Flamingo në protestat e dhunshme në Tiranë, tregon se elemente destabilizuese lokale mund të përdoren edhe nga para apo elemente të terrorizmit ndërkombëtar. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet