Lajme Zone
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

FMN vlerësoi rritjen ekonomike dhe kritikoi paketën fiskale, Malaj: Vijojmë me rrugën e politikave të kujdesshme dhe reformave që na çojnë pranë BE (VIDEO)


Ministri i Financave Petrit Malaj theksoi se rritja ekonomike, ulja e borxhit publik dhe kontrolli i inflacionit janë treguesit kryesorë pozitivë të evidentuar nga FMN për Shqipërinë. Ndërkohë, FMN parashikon rritje ekonomike në vitin 2027, por paralajmëron për rreziqe që mund të vijnë nga konfliktet ndërkombëtare dhe protestat në vend.

Rritja ekonomike, ulja e borxhit publik dhe kontrolli i inflacionit janë elementët që Petrit Malaj ka nënvizuar nga raporti për Shqipërinë i Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ministri i Financave thotë se do të vijojë ndjekja e kësaj rruge me politika fiskale më të kujdesshme, rishpërndarje të shpenzimeve dhe zbatimi i reformave që e çojnë vendin më pranë BE. “Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar përfi vlerësimin periodik të Shqipërisë për vitin 2026 mbi ecurinë e treguesve makroekonomikë dhe fiskalë. LEXO EDHE:FMN mbyll misionin për këtë vit: Protestat dhe emigracioni, rrezik për ekonominë! Pavarësisht goditjeve nga luftërat, Shqipëria ka ruajtur një performancë të fortë makroekonomike Ekipi i FMN-së vlerëson rritjen e fortë ekonomike të Shqipërisë, borxhin publik në ulje, si dhe aftësinë e ekonomisë shqiptare, për të mbajtur nën kontroll inflacionin. Të tre këto elementë i mundësojnë ekonomisë shqiptare që të jetë më e përgatitur për t'u përballur me goditje që mund të vijnë nga jashtë. Ministria e Financave do të vijojë me këtë rrugë duke ndjekur politika fiskale të kujdesshme, duke bërë një rishpërndarje më të drejtë të shpenzimeve buxhetore, si dhe duke ndjekur reformat të cilat e çojnë Shqipërinë më pranë Bashkimit Europian”, shprehet ai. Sipas vlerësimit të FMN, rritja ekonomike e Shqipërisë në 2027 parashikohet të shkojë drejt potencialit të saj afatmesëm prej rreth 3,2 për qind. Për paketën fiskale, shprehet se ka disa hapa për zgjerimin e bazës tatimore dhe reduktimin e trajtimeve preferenciale, por disa masa janë të patargetuara. FMN vlerëson se ulja e përhershme e TVSH-së për ushqimet dhe heqja e taksës së qarkullimit janë masa nga të cilat përfitojnë edhe shtresat të cilat nuk kanë nevojë për mbështetje. Për pensionet, FMN rekomandon reformimin e sistemit dhe lidhjen e moshës së daljes në pension me jetëgjatësinë. Fondi paralajmëron se konfliktet jashtë vendit dhe zgjatja e protestave në Shqipëri mund të dëmtojnë turizmin dhe investimet. P.J / A.E A.E Shqiptarja.com TAG: fmn paketa fiskale Petrit Malaj Ministria e Financave Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

18 Nëntor, 11:04

A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 60% Jo 30.5% Nuk e di 9.5% Vota total: 2485 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?