Një drejtues mjeti ka denoncuar një situatë të rrezikshme të përsëritur në aksin Tepelenë-Levan, ku një kamion i vogël është filmuar duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë.
Sipas denoncimit, mjeti në disa raste ka lëvizur me shpejtësi mbi 110 km/h, ndërsa rreziku është shtuar edhe më tej pasi drejtuesi ka hyrë në korsinë e kundërt për të parakaluar, madje edhe në kthesa.
Manovra të tilla në një aks rrugor ku shpejtësia dhe kushtet e rrugës kërkojnë kujdes maksimal mund të kthehen në një rrezik serioz jo vetëm për drejtuesin e mjetit, por edhe për të gjithë ata që lëvizin në drejtimin e kundërt.
Pamjet janë siguruar nga denoncuesi dhe i lihen në vëmendje autoriteteve përkatëse për verifikim.

