Lajme Zone
Zjarri në Lisnaj dogji mijëra hektarë tokë dhe rrënjë ulliri
Të tjeraJOQ Albania

Zjarri në Lisnaj dogji mijëra hektarë tokë dhe rrënjë ulliri

Këto pamje tregojnë dëmet e shkaktuara nga zjarri në fshatin Lisnaj, në Peqin. Sipas banorit që ka dërguar videon, flakët kanë përshkuar sipërfaqe të mëdha toke, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë.

Sipas denoncimit, nga zjarri janë djegur mijëra hektarë tokë dhe mijëra rrënjë ullinj, ndërsa janë dëmtuar edhe banesa dhe bagëti. Pamjet tregojnë pasojat që kanë mbetur pas zjarrit, ndërsa banorët e zonës shpresojnë për ndihmë nga shteti për të përballuar humbjet.

Banori që ka dërguar pamjet shprehet se shpreson që institucionet t’u vijnë në ndihmë fermerëve të prekur nga zjarri. Videoja është filmuar në fshatin Lisnaj, ndërsa përmasat e plota të dëmeve pritet të vlerësohen nga institucionet përkatëse.