Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania

Fluks në portin e Vlorës/ Rreth 8 mijë pasagjerë janë larguar drejt Italisë gjatë fundjavës

Rreth 8,000 pasagjerë dhe 2,300 automjete janë larguar gjatë kësaj fundjave te shtune ne mbremje  dhe te diel ne Mengjes nga Porti i Vlorës në drejtim të Italisë, përmes tre trageteve që kanë operuar në linjën Vlorë–Brindisi

Fluksi i lartë i udhëtarëve dhe automjeteve ka qenë i menaxhueshëm dhe procesi i përpunimit të dokumentacionit është zhvilluar pa probleme.

Një pikë e rëndësishme për t’u theksuar është se gjatë gjithë këtij procesi nuk është regjistruar asnjë vonesë nga ana e Policisë Kufitare per nosjen në orar të trageteve sipas programit. Për përballimin e numrit të madh të udhëtarëve dhe automjeteve, në pistën e makinave kanë qenë në funksion nëntë sportele, duke mundësuar një përpunim sa më të shpejtë dhe shmangien e radhëve të gjata.

Nga dita e hënë pritet që situata në port të rikthehet në ritmin normal të punës, pas fluksit të shtuar të kësaj fundjave.

Strukturat e Policisë Kufitare vijojnë të jenë të angazhuara për të garantuar një proces të rregullt dhe të shpejtë për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Italisë. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet