Lajme Zone
Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit
KulturëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, 995 pasagjerë dhe 265 automjete drejt Brindisit

Fillimi i kësaj jave ka nisur me të njëjtat ritme të fundjavës, me largime të shumta nga Porti i Vlorës drejt Italisë.

Fillimi i kësaj jave ka nisur me të njëjtat ritme të fundjavës, me largime të shumta nga Porti i Vlorës drejt Italisë. Sot, me tragetin e orës 11:00, pritet të nisen drejt portit të Brindisit 995 pasagjerë, 265 automjete dhe 11 kamionë. Fluksi i lartë i udhëtarëve dhe automjeteve pritet të vijojë edhe gjatë mbrëmjes. Me tragetin e orës 24:00 parashikohet një numër i ngjashëm pasagjerësh dhe automjetesh drejt Brindisit. Porti i Vlorës vijon të regjistrojë flukse të larta udhëtarësh gjatë këtij sezoni turistik, si në hyrje, ashtu edhe në dalje të vendit.