Zjarri që ka përfshirë zonën e Himarës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa raportohet se janë djegur qindra rrënjë ullinj. Situata vijon të paraqitet e vështirë për forcat zjarrfikëse, pasi flakët kanë përfshirë territore të thepisura dhe me akses të kufizuar. Për shkak të terrenit të vështirë, mjetet zjarrfikëse nuk mund të depërtojnë në disa prej zonave ku vijon të jetë aktive vatra e zjarrit. Forcat e angazhuara në terren po vijojnë përpjekjet për izolimin e flakëve dhe frenimin e përhapjes së tyre, me synim shmangien e rrezikimit të zonave të banuara dhe strukturave turistike. Ndërkohë, situata mbetet dinamike, ndërsa era e fortë vijon të favorizojë përhapjen e zjarrit në zona të tjera.
