Ndryshimeve klimatike po godasin me të gjithë forcën e tyre edhe Gjermaninë. Në rajonin Eifel të Gjermanisë Perëndimore, banorët e fshatit Gey, në zonën Hürtgenwald u larguan nga shtëpitë e tyre, si pasojë e flakëve. Zjarri detyroi evakuimin e rreth dy mijë banorëve në zonën Hürtgenwald të rajonit Eifel të Gjermanisë Perëndimore, teksa flakët, të nxitura nga erërat e ndryshueshme, iu afruan fshatit Gey. Banorëve iu tha të mblidhnin vetëm sendet e tyre më të rëndësishme, mbi të gjitha dokumentet dhe ilaçet, kur të largoheshin.
Helikopterët e policisë ngarkuan ujë për të shuar flakët në pyll dhe pajisjet e ushtrisë u vendosën në dispozicion të zjarrfikësve. Sipas vlerësimit të ministres së Bujqësisë së landit Nordrhein-Westfalen (NRW), Silke Gorißen, ky zjarr mund të jetë më i madhi në historinë e këtij landi.
Përmasa të papara prej dekadash
“Kemi të bëjmë me një përmasë, me të cilën nuk jemi përballur prej dekadash”, tha ministrja gjatë një vizite te forcat e angazhuara në operacionin e shuarjes së zjarrit.
Ajo tha se prej zjarrit përllogaritet se është prekur një sipërfaqe prej të paktën 200 hektarë. Madje është e mundur që të preken deri në 300 hektarë.
Për krahasim sipas statistikave të zjarreve të pyjeve të Ministrisë Federale të Bujqësisë gjatë gjithë vitit 2025 në landin Nordrhein-Westfalen u prekën nga zjarret rreth 52 hektarë pyje.
Ndryshimet klimatike po godasin me të gjithë forcën e tyre
Ministri i Mjedisit i NRW-së, Oliver Krischer, sa se përmasat e zjarrit janë “tronditëse”. “Kjo tregon se pasojat e ndryshimeve klimatike po na godasin me të gjithë forcën e tyre”, tha politikani i Partisë së Gjelbër.
Zona e Hürtgenwald gjendet pranë kufirit belg dhe holandez dhe sipas njoftimeve zyrtare zjarri përfshiu rreth 300 hektarë./ DW Top Channel

