Vijon aktive prej disa orësh vatra e zjarrit në Dukat të Vlorës.
Sipas raportimeve, flakët kanë avancuar me shpejtësi dhe janë përhapur drejt malit të Çikës duke u favorizuar dhe nga era dhe temperaturat e larta.
Bëhet me dije se në terren që prej orës 04:00, po operojnë 2 avionë, 40 trupa të Forcave të Armatosura, zjarrfikës dhe Emergjencat Civile, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe izolimin e vatrës.
Ndërkohë terreni i thyer e vështirëson ndërhyrjen nga toka. Ka dyshime se zjarri është vënë qëllimisht, ndërsa nuk ka ende një reagim zyrtar. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

