Një aksident i rëndë është regjistruar rreth orës 02:30 të mëngjesit të kësaj të premteje, në zonën e Vilës së Zogut në Durrës.
Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar rreth 40 metra në humnerë. Përplasja ka qenë e fortë, ndërsa terreni i vështirë ka komplikuar ndërhyrjen për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit.
Ky i fundit është nxjerrë nga zona e aksidentit dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Durrësit. Mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën, ndërsa mjekët po vijojnë përpjekjet për t’i shpëtuar jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

