Lajme Zone
Fitorja me San Marinon, Maran: Pjesa e parë më pëlqeu, bëmë mjaftueshëm
SportCNA

Fitorja me San Marinon, Maran: Pjesa e parë më pëlqeu, bëmë mjaftueshëm

Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, foli pas ndeshjes, ku Shqipëria fitoi 3-0 ndaj San Marinos. Sipas tij, pjesa e parë ishte pozitive, ndërsa në të dytën fokusi ishte tek menaxhimi. “Pjesa e parë më ka pëlqyer sepse ishim më kërkues. Pjesa e dytë, fokusi ishte te menaxhimi. Disa lojtarë ishin me kartonë dhe nuk donin të rrezikonin. Ndoshta në pjesën e dytë e kishim pak mendjen te ndeshja ndaj F

Trajneri i Shqipërisë, Rolando Maran, foli pas ndeshjes, ku Shqipëria fitoi 3-0 ndaj San Marinos.

Sipas tij, pjesa e parë ishte pozitive, ndërsa në të dytën fokusi ishte tek menaxhimi.

“Pjesa e parë më ka pëlqyer sepse ishim më kërkues. Pjesa e dytë, fokusi ishte te menaxhimi. Disa lojtarë ishin me kartonë dhe nuk donin të rrezikonin. Ndoshta në pjesën e dytë e kishim pak mendjen te ndeshja ndaj Finlandës. Besoj se kemi bërë mirë. Mendova që në pjesën e dytë t’i jepnim minuta të rinjve.

Pjesa e dytë ishte pak më tepër menaxhim i ndeshjes dhe dëmtimeve. Menduam pak për Finlandën. Ne bëmë mjaftueshëm, sepse kishim 14 goditje në portë. Mund të bënim më tepër, por ishte ndeshje e mirë.

Kemi 7-8 aksione të përsëritura. Kjo do të thotë se lojtarët e kanë kuptuar filozofinë që unë dua. Është Kombëtare që ka ritëm dhe kjo më pëlqen.”, deklaroi Maran për Tv Klan. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.