ITALI - Islam Dudaev fitoi të hënën medaljen e artë në mundje gjatë Lojërave Mesdhetare 'Taranto 2026', duke i dhuruar Shqipërisë një vend në majën e podiumit. Në kategorinë deri në 75 kilogramë në stilin e lirë, Dudaev u shpall fitues pasi kundërshtari i tij në finale, Fati Vejseli, i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut, u detyrua të tërhiqej për shkak të një dëmtimi. Në momentin e ndërprerjes së duelit, mundësi kuqezi ishte në avantazh. Dudaev festoi me flamurin e Shqipërisë, ndërsa pas garës u shpreh i lumtur dhe premtoi se synon medalje edhe në Kampionatin Botëror. LEXO edhe...GOLAT/ Roma fiton me 'poker' ndaj Fiorentinës, Malen tre gola! Lazio merr tri pikë në Serie A falë Frattesit "Jam shumë i lumtur, ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen. Shqipëria është shtëpia ime tani. Falenderoj trajnerët e mi, Leonardin dhe Ermalin, gjithashtu edhe kreun e Federatës, Sahit Prizrenin. Do të shihemi së shpejti në Kampionatin Botëror", tha pas medaljes së artë Islam Dudaev. Me origjinë nga Dagestani i Rusisë, Dudaev garon për Shqipërinë që prej vitit 2022. Ai ka një karrierë të pasur me medalje, ku spikasin bronzi olimpik, medalje të arta dhe të bronzta evropiane, si dhe tashmë medalje të arta dhe të bronzta në Lojërat Mesdhetare. Në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Taranto, deri tani mundja i ka dhuruar Shqipërisë tre medalje. Islam Dudaev të artën, Zelimkhan Abakarov të argjendtën dhe Ardit Zeneli të bronztën. S.Dh/ReportTv.al Sahit prizreni mundje Ardit Zeneli zelimkhan abakarov islam dudaev koksh itali Taranto 2026 lojerat mesdhetare Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52% Keq 34.2% Nuk e di 13.8% Vota total: 723 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

