Lajme Zone
Firma e parë e Ministres së re të Shëndetësisë, Spahiu shkarkon administratoren e OSHIS, 24 orë pas tenderit për hemodializën
PolitikëReport TV

Firma e parë e Ministres së re të Shëndetësisë, Spahiu shkarkon administratoren e OSHIS, 24 orë pas tenderit për hemodializën

Arisa Cane, administratorja e Oshis (Operatorit të shërbimeve të integruara të Sterilizimit) shogërisë aksionere me pronar Ministrinë e Shëndetësisë, është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë nië ditë më parë nga ministria e re Klodiana Spahiu. Kjo duhet të ketë genë firma e parë aë. Spahiu ka hedhur në funksionin e ri, pak pasi të premten bëri betimin te presidenti i Republikës Bajrma Begai

Arisa Cane, administratorja e Oshis (Operatorit të shërbimeve të integruara të Sterilizimit) shogërisë aksionere me pronar Ministrinë e Shëndetësisë, është shkarkuar nga detyra. Vendimi është marrë nië ditë më parë nga ministria e re Klodiana Spahiu. Kjo duhet të ketë genë firma e parë aë. Spahiu ka hedhur në funksionin e ri, pak pasi të premten bëri betimin te presidenti i Republikës Bajrma Begai Vendimi i rrufeshëm për shkarkimin e Canes, 24 orë pasi u shpall fituesi i garës për shërbimin e hemodializës, procedurë e cila mbante vulën e Oshis-it. Tenderi u fitua për 4.4 miliard lekë (pa TVSH) nga e njejta kompani Daverium AB, e cila në vitin 2019 kishte blerë kompaninë DiaVita, fituese e koncensionit 10 vjeçar të hemodializës, në pronësi të Spitalit Amerikan. LEXO edhe...Instituti i Shëndetit Publik: Check Up-i falas për të gjithë qytetarët mbi 35-vjeç! Zbulimi i hershëm i problemeve shëndetësore zgjat jetën E gjithe procedura kishte ngritur një sërë pikëpyetjesh. Ajo kishte nisur vetëm pak ditë pasi ministrja tanimë e dorëhequr, Evis Sala kishte deklaruar publikisht se këtë shërbim pas përfundimit të koncensionit në tetor të këtij viti, do ta realizonte shteti. Dhe po atë ditë, më 30 korrik, qeveria kishte marrë vendimin që Oshis të kthehej në Operatorin e shërbimeve të integruara shëndetësore, duke patur si objekt të ofronte edhe shërbimin e dializës dhe atë të check-up, kontrollit mjekësor bazë. Por ky vendim nuk është reflektuar ende në Qendrën kombëtare të biznesit, dhe Oshis kishte hapur një garë për një aktivitet që nuk është në objektin e veprimtarisë së vet. Nga ana tjetër ra në sy dhe vlera e lartë e garës. Nëse në 2016, koncensioni i hemodializës u dha për 7.2 miliard lekë për 10 vjet, pra mesatarisht 720 mijë lekë në vit, këtë herë vetëm për 4 vjet u dha me një vlerë prej 4.4 miliard lekësh (pa TVSH) ose mesatarisht 10.1 miliard lekë në vit, në një kohë kur tanimë nuk do t’i duhet të investojë për pajisjet, pasi sipas kushtet e garës, do të trashëgojë të gjithë infrastrukturën e gatshme. Të paqarta dhe detajet e tenderit, për të kuptuar mbi cilat argumenta është bazuar përllogaritja e kostovo të rritura ndjeshëm. R.Xh/ReportTv.al Klodiana Spahiu ministria e shendetesise Evis Sala Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6.1% Vota total: 6159 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?