Lajme Zone
Finalja e Superkupës së Evropës në Tiranë? Duka për Report TV: Për 2028 s’jemi kandidatë! Sot pritet vendimi i rëndësishëm për Kombëtaren
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Finalja e Superkupës së Evropës në Tiranë? Duka për Report TV: Për 2028 s’jemi kandidatë! Sot pritet vendimi i rëndësishëm për Kombëtaren

Shqipëria me stadiumin Air Albania nuk do të jetë organizatorja e finales së superkupës së Evropës në 2028 pavarësisht shprehjes së interesit.

Finalja e Superkupës së Evropës në 2028-n nuk do të zhvillohet në Tiranë. Vitin e fundit ishte përfolur dhe deklaruar nga vetë kreu i FSHF-së Armand Duka se ‘Air Albania’ do të ishte kandidat për të pritur finalen e madhe që zhvillohet në verë mes fituesve të Champions League dhe atyre të Europa League, por të paktën në 2028 kjo nuk do të ndodhë. Vetë kreu i FSHF-së Armand Duka ka konfirmuar për ‘Report TV’ se ‘Shqipëria me stadiumin Air Albania nuk është kandidate për finalen e Superkupës së Evropës në 2028’. Vendimi se kush do të jetë organizatori do të merret sot në Greqi ku po zhvillohet edhe mbledhja e Komitetit Ekzekutiv. Përveç finales së Superkupës në 2027 dhe në 2028, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv do të vendoset vendi organizator i finales së Champions League për vitet 2028 dhe 2029, vendi organizator i finales së Europa League për 2028 si dhe vendi organizatore i finaleve të Conference League në 2028 dhe 2029. LEXO EDHE:Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka Një prej vendimeve më të rëndësishme që pritet të merret ka të bëjë me kualifikueset evropiane të kombëtareve, si për kampionatin evropian ashtu edhe për atë Botëror. Me shumë gjasa do të miratohet një sistem i ngjashëm me atë të Kupave të Evropës për klube. Plani i paraqitur më herët, por që pret konfirmimin, është që 55 kombëtaret në Evropë të ndahen në 2 Liga. Liga e parë me 36 kombëtare dhe e dytë me 19 kombëtare. Liga 1 do të jetë e përbërë me 3 grupe nga 12 përfaqësuese, teksa secila prej tyre do të luajë 6 ndeshje ndaj 6 kundërshtarëve të ndryshëm. 3 në shtëpi dhe 3 në transfertë. Në vijim do të përcaktohet përfundimisht edhe sistemi i kualifikimit. Ne.k./Shqiptarja.com TAG: superkupa e evropes Air Albania uefa Armand Duka Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Shtator, 12:58

Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni? Të drejtë 22.6% Të gabuar 67.7% Nuk e di 9.7% Vota total: 62 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Shtator, 12:58 Gjykata e Lartë la në burg Erion Veliajn, si e vlerësoni?