Lajme Zone
Finalizohen dy operacione në Vlorë, në pranga tre persona për vjedhje dhe zjarrvënie! Në kërkim një tjetër
Të tjeraEuronews Albania

Finalizohen dy operacione në Vlorë, në pranga tre persona për vjedhje dhe zjarrvënie! Në kërkim një tjetër

Policia e Vlorës këtë të mërkurë ka finalizuar dy operacione, në të cilat kanë rënë në pranga tre persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia e Vlorës këtë të mërkurë ka finalizuar dy operacione, në të cilat kanë rënë në pranga tre persona, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Sipas raportimeve të policisë, operacioni i parë ka të bëjë me rastin e vjedhjes, ku nga ky operacion kanë rënë në pranga A. B., 37 vjeç, dhe I. A., 33 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. L., 38 vjeç. Të tre këta persona dyshohet se kanë vjedhur në një biznes dhe lokale. Ndërkohë, në operacionin e dytë ka rënë në pranga A. J., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për zjarrvënien ndaj një miniskrepi në lagjen “Uji i Ftohtë”. Njoftimi i plotë i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë finalizuan 2 operacione policore, në kuadër të të cilave: -U zbardhën 3 vjedhje në biznese dhe lokale, u arrestuan shtetasit A. B., 37 vjeç, dhe I. A., 33 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi M. L., 38 vjeç. Të tre dyshohet se janë autorë të vjedhjeve të ndodhura në lagjet “Rilindja” dhe “Pavarësia 2”. -U kap dhe u arrestua shtetasi A. J., 42 vjeç, i shpallur në kërkim për shkatërrim të pronës me zjarr. Ai dyshohet se më 08.10.2026 ka djegur një mjet pune (miniskrep), në lagjen “Uji i Ftohtë”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.