Lajme Zone
Filo dhe Tavo vizitë zyrtare në Kinë, takime në Pekin dhe Sichuan
PolitikëCNA

Filo dhe Tavo vizitë zyrtare në Kinë, takime në Pekin dhe Sichuan

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, dhe kryetari ...

Kryetari i Bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo, dhe kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, kanë zhvilluar një vizitë pune në Kinë, me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi.

Gjatë qëndrimit në Pekin dhe në provincën Sichuan, dy kryebashkiakët zhvilluan takime me përfaqësues të institucioneve, akademisë, komuniteteve lokale dhe sektorit të biznesit.

Sipas Ambasadës së Shqipërisë në Kinë, vizita shërbeu si një mundësi për dialog dhe shkëmbim përvojash, duke përfshirë diskutime mbi bashkëpunimin dhe zhvillimin në nivel vendor.

Ambasada shqiptare e bëri të ditur vizitën përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar rëndësinë e kontakteve me aktorë të ndryshëm institucionalë, akademikë dhe ekonomikë në Kinë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.