Për shumë prej nesh janë filma ikonikë, të veshur me nostalgji dhe kujtime personale, që na kujtojnë Shqipërinë e një kohe tjetër. Sot, ata po marrin një jetë të dytë falë nismës “Adopto një film” në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. “Mund të them me plot bindje që është një nga nismat më të veçanta, që përfshin kujtimet e njerëzve drejt një restaurimi të thellësishëm. Nuk është thjesht të adoptosh një film, por të restaurosh kujtimet e tua në lidhje me të.”, thotë drejtuesi i AQSHF-së, Eljan Tanini. Filmat e restauruar në 4K tashmë do t’i rezistojnë më mirë kohës dhe deri tani, nismës i janë bashkuar personazhe të njohur, aktorë dhe qytetarë. Mes filmave të adoptuar janë “Mimoza Llastica”, “Guximtarët”, si dhe disa filma të animuar. LEXO EDHE:Lushnjë, kisha mbi 500-vjeçare Shën Nikollit në Krutje drejt degradimit, ministria: Pritet financimi “Për shembull, ‘Mimoza Llastica’ është restauruar nga njëra prej aktoreve që luan në film. Personazhe dhe personalitete të ndryshme kanë marrë përsipër filma që lidhen me jetën e tyre, me fëmijërinë ose me kujtime të veçanta.” Por restaurimi është i nevojshëm edhe për shkak të degradimit të ngjyrave. Edhe pse shiritat ruhen në kushte të mira në arkiv, procesi i përpunimit të filmit ndër vite ndikon në pamjen e tij. “Thuajse treçereku i filmave që gjenden në fondin e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit duhen restauruar. Këtu ikin ngjyrat, filmi shkon blu, gri apo rozë. Prandaj ka nevojë për restaurim.”, vijon Tanini. Një tjetër film që po kalon këtë proces është “Dimri i fundit”, i cili po restaurohet nga vetë specialistët e arkivit. Bardhësia dhe bora në film e bëjnë procesin veçanërisht të vështirë. “Është një nga filmat më ikonikë shqiptarë dhe po përpiqemi ta çojmë amanetin deri në fund të dy super-regjisorëve, Muçaj dhe Mitro. Shpresojmë që premiera e filmit të restauruar të jetë pas dhjetorit 2026.”, përfn Tanini. Arkivi synon që në të ardhmen restaurimi të kryhet tërësisht në një Qendër Kombëtare të Restaurimit të Filmit, e cila do të mund t'u shërbente edhe vendeve të rajonit. B.G/Shqiptarja.com TAG: arkivi qendror shteteror i filmit eljan tanini Restaurimi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
9 Gusht, 17:40
A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 43.3% Jo 49.6% I/e dyzuar 7.1% Vota total: 3309 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 9 Gusht, 17:40 A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?

