Korça pret edicionin e 20-të Festës së Birrës, ndërsa sonte zhvillohet nata e parë, ku do të performojnë artistë si Luiz Ejlli, Eranda Libohova dhe Ivi Adamou. Këtë vit, ndryshe nga edicionet e mëparshme, festa do të zhvillohet në Polin e Eventeve në Drenovë.
Duke pasur parasysh se vendndodhja e re ndodhet jashtë qytetit, Bashkia Korçë do të vendosë në dispozicion transport falas drejt Polit të Eventeve në Drenovë nga data 12 deri më datë 16 gusht.
Sipas njoftimit të bashkisë, nisja e autobusëve bëhet nga Ish-Agjencia, të Pazari i Vjetër në Korçë, nga ora 19:00 – 21:00.
Në këtë fashë orare, do të ketë autobus çdo 15 minuta, ndërsa pas orës 21:00, autobusët do të jenë çdo 30 minuta. Pas përfundimit të festës, autobusët do të nisen çdo 15 minuta për kthimin në qytet. /CNA Sot, nata e parë e Festës së Birrës në Korçë/ Ja këngëtarët që do të elektrizojnë skenën
12 Gusht, 15:28 Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

