Lajme Zone
Filip Çakuli: Kur protesta kërkon imunitet nga humori
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Filip Çakuli: Kur protesta kërkon imunitet nga humori

Protesta ka të drejtë të bërtasë. Humori ka të drejtë të qeshë me të. Këto nuk kundërshtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi, një protestë që kërkon të rrëzojë një qeveri duhet të ketë mjaftueshëm besim te vetja për të duruar edhe një shaka. Një president i njohur francez nuk ndihej mirëditën që gazetat nuk talleshin dhe nuk karikaturonin atë.

Në Shqipëri duket se ka lindur një kategori e re protestuesi: protestuesi që kërkon të rrëzojë qeverinë, por nuk pranon të rrëzohet nga një batutë. Mjaftoi një humor i Portokallisë për protestën dhe rrjetet sociale shpërthyen. Anonimë e me emër, të indinjuar e të revoltuar: “Sulm qeveritar!”, “Servilizëm!”, “Po talleni me protestën!” Jo, o njerëz. Po bëhet humor. LEXO EDHE:Studentët në Francë protestë kombëtare! Mbi 190 të plagosur, përleshje në Lion dhe Strasburg Po çfarë paska ndodhur me protestën që nuk mund të tallet më askush me të? Që nga momenti që dikush merr mikrofonin në bulevard, a fiton edhe imunitet nga satira? Përkundrazi. Pikërisht aty fillon materiali i humorit. Kur një protestues del në bulevard dhe bërtet “Arrestoni Ramën!”, protestuesi ka të drejtë ta thotë. Por humoristi ka të drejtë të pyesë: Po kush e arreston? Turma me mikrofon? Kjo nuk është tallje me të drejtën për të protestuar. Është tallje me mënyrën se si politika dhe turma nganjëherë e kthejnë mikrofonin në gjykatë, akuzën në vendim dhe brohoritjen në dënim. Humori nuk ka detyrë të marrë anën e protestës. As të qeverisë. Dhe protesta është pjesë e realitetit. Prandaj është edhe pjesë e satirës. Humori merret me të fortët, me të fuqishmit. Dhe protestuesit të tillë janë, kështu e mbajnë veten. ndaj nuk pajtohem me ca komentues, që shkruan se po merremi me ca hallexhinjë. Humori ka bërë shaka me mbretër, presidentë, ministra, gjykatës, priftërinj dhe turma. Ka bërë edhe humor me Zotin. Aristofani e kishte kuptuar këtë më shumë se dy mijë vjet më parë. Që atëherë, satira ka pasur një zakon të keq: nuk respekton shumë autoritetin kur autoriteti bëhet qesharak. Madje, pushteti është shënjestra e preferuar. Rama mund të jetë kryeministër, por nuk është pronar i imazhit të tij. Berisha mund të jetë lider politik, por nuk është pronar i figurës së tij publike. Një ministër mund të ketë pushtet, por nuk merr bashkë me postin edhe një certifikatë që thotë: “Ndalohet tallja.” E njëjta gjë vlen për protestuesin. Nëse del në skenën publike, bëhesh pjesë e saj. Dhe pjesa e publikut nuk është vetëm duartrokitja. Është edhe kritika. Është edhe karikatura. Është edhe batuta. Protesta ka të drejtë të bërtasë. Humori ka të drejtë të qeshë me të. Këto nuk kundërshtojnë njëra-tjetrën. Përkundrazi, një protestë që kërkon të rrëzojë një qeveri duhet të ketë mjaftueshëm besim te vetja për të duruar edhe një shaka. Një president i njohur Francez nuk ndihej mirëditën që gazetat nuk talleshin dhe nuk karikaturonin atë. Më kujtohet një histori me Pjetër Arbnorin, që e imitonte bukur Agron Llakaj. Shumë militantë të Partisë nuk e duronin këtë gjë dhe shanin e fyenin Agronin, kudo ku e gjenin. “Si mund të merreni me një të burgosur mbi njëzet e ca vjeçar”, ishin ankesat e tyre. Por, Pjetri vetë, më thotë një ditë: “Kam ditëlindjen pasnesër dhe dua të jetë i ftuar Agroni”. Për një çast mbeta i shtangur, por e përqafova për dinjitetin e tij dhe perceptimin që kishte për humorin. Të paktën t’i afroheni Arbnorit, në konceptin tuaj për ironinë dhe humorin. Sepse nëse një batutë të rrëzon, ndoshta problemi nuk është te batuta. Është te brishtësia e protestës. Dhe kur një shoqëri fillon të vendosë se kush është i shenjtë dhe me kë nuk lejohet të bëhet humor, rruga drejt lirisë nuk mbyllet nga qeveria. Mbyllet nga ata që nuk durojnë dot të qeshin me veten. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Filip Çakulli protestat kunder qeverise proteste edi rama PS humor Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Tetor, 19:15

Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 22% Nuk e di 6.7% Vota total: 3079 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?