Lajme Zone
FIFA nxjerr në shitje turneun e Kupës së Botës, aksionet do t'u shkojnë kompanive private! Në skenë shfaqet dhëndri i Trump, UEFA kërcënon me bojkot
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

FIFA nxjerr në shitje turneun e Kupës së Botës, aksionet do t'u shkojnë kompanive private! Në skenë shfaqet dhëndri i Trump, UEFA kërcënon me bojkot

Sipas gazetës 'The Times', FIFA planifikon të shesë rreth 20% të vlerës komerciale të Kupës së Botës, me një vlerë prej 4.2 miliardë dollarësh te investitorët privatë. Mes investitorëve të mundshëm përmendet edhe familja Kushner, e Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump. Vetëm një orë pas publikimit të lajmit, FIFA e konfirmoi projektin, duke theksuar se ai synon "të çlirojë

Sipas gazetës 'The Times', FIFA planifikon të shesë rreth 20% të vlerës komerciale të Kupës së Botës, me një vlerë prej 4.2 miliardë dollarësh te investitorët privatë. Mes investitorëve të mundshëm përmendet edhe familja Kushner, e Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump. Vetëm një orë pas publikimit të lajmit, FIFA e konfirmoi projektin, duke theksuar se ai synon "të çlirojë potencialin tregtar të futbollit". Organizata e futbollit botëror premton se çdo njëra prej 211 federatave anëtare do të përfitojë fillimisht 20 milionë dollarë, si dhe fonde shtesë për zhvillimin e futbollit. LEXO edhe...Përpjekjet për paqe në Ukrainë, Trump dërgon të besuarit e tij në Kiev, Witkoff dhe Kushner me mision të ri diplomatik Megjithatë, kritikët argumentojnë se, në praktikë, investitorët privatë do të bëhen bashkëpronarë të të drejtave ekonomike të Kupës së Botës. Për të rritur fitimet e tyre, mund të ushtrohet presion për të ndryshuar formatin e turneut, duke rritur numrin e skuadrave pjesëmarrëse ose duke organizuar Botërorin çdo dy vjet, në vend të çdo katër vjetëve. Gjithashtu, 20 milionë dollarët që do t'u jepen federatave do të jenë në formën e aksioneve, të cilat mund të shiten më vonë. Sipas kritikëve, kjo krijon rrezikun që futbolli botëror të kalojë gradualisht në duart e investitorëve privatë. Federatat kombëtare duhet të miratojnë projektin. Sipas 'The Times', mënyra se si do të shpërndahen këto miliona dollarë mund të jetë elementi vendimtar për të siguruar mbështetjen e tyre. Po ashtu, gazeta shkruan se, pas përfundimit të mandatit si president i FIFA-s, Gianni Infantino mund të emërohet drejtor ekzekutiv (CEO) i kompanisë së re, me një pagë vjetore që mund të arrijë në 64 milionë dollarë (rreth 56 milionë euro), një nivel i ngjashëm me atë të komisionerit të NFL-së. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u ka vendosur një afat deri më 19 shtator të gjitha 211 federatave anëtare për të vendosur nëse do të pranojnë ofertën fillestare për një pagesë prej 20 milionë dollarësh për secilën federatë. Kjo ofertë vjen në një kohë kur UEFA, BE dhe shumë konferderata janë kundër nxjerrjes në shitje të kuotave të turneut të Kupës së Botës te privati. FIFA Forward Enterprise (FFE) - Kompania e re do të quhet FIFA Forward Enterprise (FFE) dhe do të jetë një shoqëri në pronësi të FIFA-s, e cila do të menaxhojë të gjitha aktivitetet tregtare dhe organizimin e eventeve. FIFA do të mbajë kontrollin e plotë mbi FFE-në. Organizata do të vazhdojë të ketë autoritet ekskluziv mbi drejtimin e futbollit, garat, kalendarin dhe rregullat sportive. FFE synon të mbledhë deri në 4.2 miliardë dollarë deri në fund të vitit, mbi bazën e një vlerësimi fillestar prej 20 miliardë dollarësh. Investitorët do të blejnë vetëm pjesëmarrje pakice dhe nuk do të kenë kontroll mbi kompaninë. Të gjitha fitimet neto të FFE-së do të riinvestohen për zhvillimin e futbollit në mbarë botën. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, deklaroi: "Futbolli është sporti më popullor në botë dhe një motor i jashtëzakonshëm i zhvillimit njerëzor dhe shoqëror. Disa sektorë të futbollit kanë arritur ta shndërrojnë këtë popullaritet në vlerë të madhe ekonomike. Ne duam që ky sukses të shtrihet në të gjithë botën. FIFA ekziston për të mbështetur një zhvillim të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të futbollit në çdo cep të globit." Reagimi i UEFA-s ishte i menjëhershëm dhe shumë i ashpër. "Ky projekt kalon një kufi që institucionet që drejtojnë futbollin nuk duhet ta kalojnë kurrë. UEFA e konsideron këtë një çështje jashtëzakonisht serioze dhe u bën thirrje federatave kombëtare, ligave, klubeve, futbollistëve, tifozëve, qeverive dhe të gjithë atyre që e duan futbollin të mbajnë qëndrim kundër." Organizata evropiane shtoi: "Shpirti dhe drejtimi i futbollit nuk janë mall për t'u negociuar, sidomos kur mungon transparenca mbi përfituesit financiarë. Askush prej nesh nuk është pronar i futbollit. Futbolli nuk i përket FIFA-s dhe FIFA nuk ka të drejtë ta shesë atë." Bashkimi Evropian është kundër Komisioneri i Sportit i BE-së, Glenn Micallef, reagoi në 'X' në lidhje me këtë ide, duke thënë se është kundër. "Ky nuk është bejsboll. Kupa e Botës mbetet turneu më i madh sportiv në planet, pavarësisht se FIFA shfrytëzon çdo mundësi komerciale. Por gjithçka ka një kufi. Komercializimi i pamëshirshëm i futbollit është bërë gërryes. Ai po kërcënon pikërisht elementët që e kanë bërë futbollin sportin më të popullarizuar në botë. Suksesi komercial duhet ta forcojë futbollin, jo ta përpijë atë. Larg duart nga sporti ynë", shkroi ai mes të tjerash. Mundësi bojkoti të Kupës së Botës Sipas Sky News, disa vende evropiane po shqyrtojnë mundësinë e bojkotimit të Kupës së Botës, nëse projekti i FIFA-s miratohet. Burime për mediet ndërkombëtare pranë UEFA-s bëjnë të ditur se federatat evropiane do të zhvillojnë një mbledhje urgjente virtuale gjatë kësaj jave për të diskutuar hapat që do të ndërmarrin kundër planit të propozuar nga FIFA. Nënkryetari i UEFA-s, Gabriele Gravina, e kritikoi ashpër projektin: "Futbolli nuk mund të shndërrohet në një biznes privat. Po kalojmë një kufi. Ekuilibri i ndërtuar ndër vite mes futbollit si spektakël dhe futbollit si pasion popullor rrezikon të shkatërrohet nga një logjikë thjesht tregtare. Të gjitha konfederatat duhet të reagojnë." Kryeministri britanik Andy Burnham reagoi me një mesazh në rrjetin X: "Futbolli nuk u përket investitorëve. Ai u përket njerëzve që mbushin stadiumet dhe mbështesin ekipet e tyre në çdo mot. Kupa e Botës nuk është një produkt. Është gara më e madhe sportive në botë dhe nuk ka qenë kurrë pronë e askujt. Mund ta paraqisni si të doni, por në momentin që shisni një pjesë të saj, në të vërtetë keni shitur gjithçka." Ai e mbylli deklaratën me fjalët: "Futbolli u përket tifozëve. Kështu ka qenë gjithmonë dhe kështu duhet të mbetet." Ora 14:04 Infantino afat federatave, deri më 19 shtator duhet të pranojnë 'privatizimin' e Kupës së Botës! Në lojë 40 milionë dollarë për kokë Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u ka vendosur një afat deri më 19 shtator të gjitha 211 federatave anëtare për të vendosur nëse do të pranojnë ofertën fillestare për një pagesë prej 20 milionë dollarësh për secilën federatë. Kjo ofertë vjen në një kohë kur UEFA, BE dhe shumë konferderata janë kundër nxjerrjes në shitje të kuotave të turneut të Kupës së Botës te privati, propozuar së fundmi nga FIFA.Fondet e shpërblimit për secilën federatë do të sigurohen nga kompania e investimeve Thrive Capital, në pronësi të Joshua Kushner, vëllait të Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump.Lajmi u publikua fillimisht nga 'The Times', ndërsa më pas u konfirmua përmes letrës që Infantino u dërgoi federatave.Letra e FIFA-s vjen pas reagimeve të ashpra ndaj projektit. Burime të ESPN bëjnë të ditur se UEFA po shqyrton disa opsione, përfshirë edhe bojkotimin e Kupës së Botës, për shkak të mungesës së konsultimit dhe të transparencës në procesin e vendimmarrjes. UEFA pritet të zhvillojë një mbledhje urgjente online me 55 federatat anëtare, me shumë gjasa gjatë së enjtes.Infantino: "Një mundësi unike"Në letrën drejtuar federatave, Infantino e cilëson projektin si një "mundësi unike dhe të papërsëritshme financimi".Ai propozon krijimin e një kompanie të re të FIFA-s me një vlerë prej 20 miliardë dollarësh, ku 20% e aksioneve do të zotërohen nga investitorë privatë. Kjo kompani do të menaxhojë aktivitetet tregtare dhe organizimin e kompeticioneve të FIFA-s, përfshirë Kupën e Botës dhe Kupën e Botës për Klube."Është detyra dhe përgjegjësia ime si president i FIFA-s t'ju paraqes mundësi që mund të ndryshojnë rrënjësisht të ardhmen e futbollit", shkruan Infantino.10 miliardë dollarë nëse projekti miratohetSipas tij, nëse federatat miratojnë planin, nga 1 janari 2027 do të vihet në dispozicion një paketë financimi prej 10 miliardë dollarësh. Nëse projekti refuzohet, FIFA do të vazhdojë vetëm me zgjerimin e programit të saj Forward, me fonde në vlerë prej 2.7 miliardë dollarësh."Në total, gjatë ciklit të ardhshëm që nis më 1 janar 2027, çdo federatë do të ketë mundësinë të përfitojë deri në 40 milionë dollarë sipas këtij propozimi," thekson Infantino në letër.Mbështetja e Thrive CapitalProjekti mbështetet financiarisht nga Thrive Capital, kompania e investimeve e Joshua Kushner. Vëllai i tij, Jared Kushner, është dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump.Federatat reagojnëFederata Angleze e Futbollit (FA) dhe Concacaf kanë deklaruar se janë "thellësisht të shqetësuara" nga plani i FIFA-s për të shitur pjesë të të drejtave ekonomike të kompeticioneve më të rëndësishme.Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, FA theksoi:"Nuk ishim fare në dijeni të këtij propozimi dhe nuk kemi ende detaje të plota, përfshirë se çfarë përmban konkretisht apo cilat janë kushtet e tij."Federata angleze shtoi se, bazuar në informacionin e deritanishëm, është e shqetësuar për mungesën e procedurave të rregullta dhe të qeverisjes në këtë proces."Kur FIFA ta paraqesë propozimin në mënyrë të plotë dhe transparente, ashtu siç ka premtuar, ne do të bëjmë të ditur qëndrimin tonë dhe do të japim komente të mëtejshme."Ndërkohë, UEFA vazhdon të këmbëngulë se Kupa e Botës nuk është një aset tregtar që mund të shitet, duke paralajmëruar se do të kundërshtojë çdo nismë që cenon modelin aktual të qeverisjes së futbollit botëror. Share Ora 12:33 BE kundër planit komercial të FIFA-s për Kupën e Botës: Larg duart nga sporti ynë Komisioneri i Sportit i BE-së, Glenn Micallef, reagoi në lidhje me idenë e kreut të FIFA-s, Gianni Infantino, për të shitur te kompanitë private 20 për qind të vlerës komerciale të turneut të Kupës së Botës, me një vlerë afro 4.2 miliardë dollarë."Ky nuk është bejsboll. Kupa e Botës mbetet turneu më i madh sportiv në planet, pavarësisht se FIFA shfrytëzon çdo mundësi komerciale. Por gjithçka ka një kufi. Komercializimi i pamëshirshëm i futbollit është bërë gërryes. Ai po kërcënon pikërisht elementët që e kanë bërë futbollin sportin më të popullarizuar në botë. Suksesi komercial duhet ta forcojë futbollin, jo ta përpijë atë. Larg duart nga sporti ynë".Kjo është ajo që shkroi Komisioneri i Sportit i BE-së, Glenn Micallef, në X, duke komentuar planin e ri të FIFA-s për të krijuar një degë, FFE, për të konsoliduar aktivitetet e saj komerciale."Të gjithë kemi një përgjegjësi. Lojtarët, tifozët, klubet, ligat, federatat kombëtare, konfederatat dhe mediat kanë të gjithë një zë dhe duhet ta bëjnë atë të dëgjohet. Një shqetësim i veçantë lind kur fuqitë rregullatore të FIFA-s përputhen me interesat financiare të subjekteve private; domethënë, kur vlera e investimeve varet nga vendimet e marra nga FIFA. Kjo ngre pyetje të thella në lidhje me qeverisjen, pavarësinë dhe konfliktet e interesit", theksoi Micallef në postimin e tij në X, duke komentuar planin komercial të Gianni Infantinos."Këto propozime ngrenë gjithashtu çështje të rëndësishme të ligjit të konkurrencës. Siç njihet vazhdimisht nga Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian, rregullat sportive i nënshtrohen ligjit të BE-së aty ku ato prodhojnë efekte ekonomike. Brenda kompetencave të tij sipas Traktateve, Komisioni Evropian do t'i shqyrtojë me kujdes këto propozime", theksoi komisioneri maltez, duke përfunduar: "Unë gjithashtu mbështes UEFA-n dhe thirrjet e palëve të interesuara për mbikëqyrje më të madhe. Çdo shoqatë kombëtare duhet të angazhohet në diskutime kuptimplote, duke përfshirë ligat, klubet, lojtarët dhe tifozët, përpara se të marrë një qëndrim." Share S.Dh/ReportTv.al FIFA uefa Boterori 2026 Gianni Infantino andy burnham Gabriele Gravina Jared Kushner donald trump Glenn Micallef Komento Komente Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.2% Jo 29.1% Nuk e di 6.6% Vota total: 8217 Sondazhi i ditës: Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?