Lajme Zone
Fier/Gurëzeza e harruar, 4 kilometra rrugë mbajnë larg turistët dhe besimtarët! Banorët: Lëvizim me gomerë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Fier/Gurëzeza e harruar, 4 kilometra rrugë mbajnë larg turistët dhe besimtarët! Banorët: Lëvizim me gomerë

Në Cakran të Fierit ndodhet Gurëzeza, një destinacion turistik me vlera historike por që prej vitesh përballet me mungesën e infrastrukturës. Banorët e zonës dhe shehu i Teqesë së Baba Refatit thonë se rruga ka mbetur jashtë investimeve të pushtetit vendor, duke vështirësuar vizitat në rrënojat ilire dhe teqenë 400-vjeçare.

Kjo është rruga që të çon drejt Gurëzezës dhe Teqesë së Baba Refatit. 4 kilometra tejet të vështira nga qendra e fshatit Cakran drejt pikës turistike. LEXO edhe...‘Territorialja’, banorët e Divjakës vijojnë protestat kundër bashkimit me Lushnjën: Nuk mund të shkrish një identitet për një kapriço politike (VIDEO) Banorët e zonës e ngjisin kodrën me gomerë, ndërsa ata pak vizitorë që vijnë në këto anë duhet të kenë makina të larta 4*4. “Rruga është shumë e dëmtuar. Ata që vijnë këtu janë kryesisht për të vizituar Gurëzezën ose për të shkuar në teqe. Me makina normale është shumë e vështirë të kalosh”, thonë banorët. Teqeja e Baba Refatit, me rreth 4 shekuj histori, është një vend pelegrinazhi për bektashinjtë, por që vizitohet gjithnjë e më rrallë. “Gjendja e rrugës ka ndikuar shumë në numrin e besimtarëve që vijnë në Teqe. Ka pasur një rënie të vizitave dhe kjo është ndjerë edhe gjatë festimeve tradicionale”, thotë shehu Pëllumb Sulaj. Gurëzeza ishte një vendbanim i fortifikuar ilir, i cili arriti kulmin e zhvillimit midis shekujve IV dhe I p.e.s. I shtrirë mbi luginën e lumit Vjosë, qyteti ishte selia e mbretit Monun dhe kishte marrëdhënie tregtare me Apoloninë. Ai u shkatërrua gjatë luftërave romake, më pas u braktis. Muret rrethuese ende dëshmojnë karakterin urban të këtij vendbanimi të hershëm. P.J/ReportTv.al Fier Teqeja e Baba Refatit GUREZEZA pellumb sulaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.8% Shoqëria 24.6% Social media 16.5% Vota total: 2298 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?