Kjo është rruga që të çon drejt Gurëzezës dhe Teqesë së Baba Refatit. 4 kilometra tejet të vështira nga qendra e fshatit Cakran drejt pikës turistike. Banorët e zonës e ngjisin kodrën me gomerë, ndërsa ata pak vizitorë që vijnë në këto anë duhet të kenë makina të larta 4*4. LEXO EDHE:‘Territorialja’, banorët e Divjakës vijojnë protestat kundër bashkimit me Lushnjën: Nuk mund të shkrish një identitet për një kapriço politike (VIDEO) “Rruga është shumë e dëmtuar. Ata që vijnë këtu janë kryesisht për të vizituar Gurëzezën ose për të shkuar në teqe. Me makina normale është shumë e vështirë të kalosh”, thonë banorët. Teqeja e Baba Refatit, me rreth 4 shekuj histori, është një vend pelegrinazhi për bektashinjtë, por që vizitohet gjithnjë e më rrallë. “Gjendja e rrugës ka ndikuar shumë në numrin e besimtarëve që vijnë në Teqe. Ka pasur një rënie të vizitave dhe kjo është ndjerë edhe gjatë festimeve tradicionale”, thotë shehu Pëllumb Sulaj. Gurëzeza ishte një vendbanim i fortifikuar ilir, i cili arriti kulmin e zhvillimit midis shekujve IV dhe I p.e.s. I shtrirë mbi luginën e lumit Vjosë, qyteti ishte selia e mbretit Monun dhe kishte marrëdhënie tregtare me Apoloninë. Ai u shkatërrua gjatë luftërave romake, më pas u braktis. Muret rrethuese ende dëshmojnë karakterin urban të këtij vendbanimi të hershëm. P.J/Shqiptarja.com TAG: Fier Teqeja e Baba Refatit GUREZEZA pellumb sulaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
15 Gusht, 13:45
Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.8% Shoqëria 24.6% Social media 16.5% Vota total: 2298 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

