Lajme Zone
Fier/ Zbardhet skema e tjetërsimit të 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, u shit për 88 mijë €! Drejtorit të spitalit i gjenden zarfe me para, përfundon në urgjencë pas arrestimit
EkonomiShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Fier/ Zbardhet skema e tjetërsimit të 44 mijë m² tokë shtetërore për park fotovoltaik, u shit për 88 mijë €! Drejtorit të spitalit i gjenden zarfe me para, përfundon në urgjencë pas arrestimit

Arben Voja, drejtori i Spitalit të Fierit, që më herët ka qenë drejtor i Kadastrës, përfundoi në urgjencë pas arrestimit, pasi shfaqi probleme kardiake. Ai dyshohet se ka tjetërsuar tokën e shtetit për t’ia kaluar një investitori për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Bëhet fjalë për mbi 44 mijë metra katrorë tokë, të cilët u sekuestruan me kërkesë të Prokurorisë. Në banesën e Vojës u gjetën shtatë zarfe me para.

Prokuroria e Fierit ka zbardhur skemën e dyshuar me të cilën 44 mijë e 100 metra katrorë tokë shtetërore në Povelçë u regjistruan si pronë private dhe më pas u shitën për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Gjykata caktoi masën “arrest në burg” për drejtorin e Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, që në atë kohë drejtonte Kadastrën. Në skemën e tjetërsimit të tokës dyshohet se janë përfshirë edhe një ish-zyrtar vendor, dy punonjës të Kadastrës dhe një notere. Pas arrestimit të një dite më parë, Voja u dërgua me urgjencë rreth mesnatës në spitalin që drejtonte, pasi shfaqi probleme kardiake. Skema e tjetërsimit të pronës Arqile Peto, banor i fshatit Povelçë në Ndërmenas të Fierit kishte në pronësi 25, 800 metra katrorë tokë por krejt papritur u bë pronar i një sipërfaqeje tjetër prej 44, 100 metra katrorë. LEXO EDHE:U arrestua për tjetërsimin e 44 mijë m² tokë shtetërore, drejtori i Spitalit të Fierit shtrohet me urgjencë pas problemeve kardiake (VIDEO) Ishte vetë Peto ai që bëri denoncimin në polici, në shtator të këtij viti, çka u bë dhe shkas i hetimit që zbuloi një skemë të pastër mashtrimi dhe falsifikimesh, përmes së cilës toka që kishte pronësi shtetërore ishte tjetërsuar. Nga hetimet rezulton se në vitin 2023 kur kadastrën e drejtonte Arben Vojo, është ndërhyrë në regjistrat kadastralë. Për të grabitur tokën e shtetit u përdor ‘Akt i Marrjes së Tokës në Pronësi’ që kishte Arqile Petro për 25 mijë e 800 metra katrorë. Pikërisht të dhënat e një ngastre prej 4 mijë metrash katrorë, certifikata dhe referencat e regjistrit, u përdoren për të për të pasqyruar në regjistrat kadastralë pasurinë me sipërfaqe 44.100 m². Në këtë skemë përveç Vojos janë përfshirë dhe dy punonjës të Katasdrës dhe noterja Anila Haxhiu. Për realizimin e të gjithë skemës janë përdorur, një certifikatë për vërtetim pronësie, e cila dyshohet se është e falsifikuar, një kartelë pasurie, mbi të cilën janë vërejtur ndërhyrje fizike, mbishkrime dhe fshirje, e po ashtu dhe dy prokura noteriale. Në qendër të së gjithës është ish- Kryetari i njësisë Administrative të Ndërmenasit, Dilaver Shyti, i cili është hequr sikur kishte prokurë për të përfaqësuar familjen Peto. Sipas Prokurorisë, ai kishte gjetur blerësin, kishte caktuar çmimin dhe kishte firmosur kontratën me vlere 88 mijë e 200. Blerësi është një investor që do ndërtonte panele fotovoltaikë, emrin e te cilit prokuroria nuk e përmend por thotë se i është sekuestruar toka. Shyti tentoi të korruptonte Arqile Peton, me 15 mijë euro, në momentin që kishte mësuar për denoncimin e tij, në mënyrë që ai të tërhiqej nga ky veprim. Gjykata caktoi një ditë më parë masat arrest me burg për Arben Vojon, drejtorin e spitalit të Fierit që më heret ka qenë drejtor Kadastre, Shytin, juristen e kadastrës Fjorelo Bida dhe noteren Haxhiu. Ata dyshohen, për mashtrim, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Për Arbina Jaupajn, ish-specialiste hartografe u caktua detyrim paraqitje. Në banesën e ish drejtorit të kadastrës u gjetën sasi të mëdha parash, për një total mbi 40 mijë euro, të ndara në 7 zarfe me emra dhe mbishkrime të ndryshme. Atij iu gjetën po ashtu edhe 46 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 55 fishekë për armë gjahu. Vojo ra në pranga mesditën e së enjtes, por disa orë më pas, shfaqi probleme kardiake dhe përfi në urgjencën e spitalit të Fierit ku është ende drejtor. Masat e sigurisëArben Voja, Drejtor i Spitalit të Fierit, ish-drejtor i Kadastrës së Fierit -----Arrest në burgDilaver Shyti, Ish-kreu i Njësisë Administrative Dërmenas-----Arrest në burgFjorelo Bida, Punonjëse e Kadastrës së Fierit----Arrest në burgAnila Haxhiu, Notere---Arrest në burgArbina Jaupaj, specialiste hartografe në Kadastrën e Fierit---Detyrim paraqitjeje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit Çfarë u sekuestrua?Ara prej 44.100 m²31.720 euro608.000 lekë5.000 kurora norvegjeze1.400 dollarë kanadezë, të gjetura në 7 zarfe46 fishekë të kalibrit 7,62 mm dhe 55 fishekë arme gjahu-------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë kliko këtu për të lexuar njoftimin e plotë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 10:05 U arrestua për tjetërsimin e 44 mijë m² tokë shtetërore, drejtori i Spitalit të Fierit shtrohet me urgjencë pas problemeve kardiake (VIDEO) Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja është dërguar me urgjencë në spitalin që drejtonte, rreth mesnatës, pas u arrestua për tjetërsimin e 44 mijë m² tokë. Burime bëjnë me dije se Voja ka shfaqur probleme kardiake dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.Voja u arrestua një ditë më parë në kuadër të hetimit të Prokurorisë së Fierit për tjetërsimin e dyshuar të 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në Povelçë. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe dyshohet për falsifikim dokumentesh gjatë kohës kur drejtonte Kadastrën e Fierit.Sipas hetimeve, toka dyshohet se ka kaluar në pronësi private përmes dokumenteve të falsifikuara dhe më pas i është shitur investitorit Halil Gashi për ndërtimin e një parku fotovoltaik. Prokuroria e ka sekuestruar sipërfaqen, e cila figuron në pronësi të Gashit. Kliko ketu per te lexuar urdherarrestet... SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E. / A.E U.D Shqiptarja.com TAG: Fier Dilaver Shyti Arben Voja Fjorelo Bida anila haxhiu Arbina Jaupaj Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Niku: 13/11/2026 13:23 Kur grabisin prona behen gangester kur kapen ndihen keq nga zemra,,pike meshire per keta kurre mos dalçin nga burgu Përgjigju Sondazhi i ditës:

12 Nëntor, 17:55

Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 72% Të gabuar 25.1% Nuk e di 3% Vota total: 1790 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Nëntor, 17:55 Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?