Lajme Zone
KulturëReport TV

Fier, vallja dyshe myzeqare promovohet në Ditën e Trashëgimisë Kulturore


Muzeu Historik i Fierit prezantoi vallen dyshe myzeqare në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Vallja, e klasifikuar si vlerë kombëtare e trashëgimisë kulturore jomateriale, u demonstrua nga artistët e familjes Myzeqeja në praninë e të rinjve.

FIER- Muzeu Historik i Fierit organizoi një veprimtari të veçantë në kuadër të Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore. Në qendër të aktivitetit ishte vallja dyshe myzeqare, një prej shprehjeve karakteristike të trashëgimisë shpirtërore të zonës, e klasifikuar së fundmi si vlerë kombëtare e trashëgimisë kulturore jomateriale. LEXO edhe...Lushnjë/ Thahet rezervuari i Kasharajt, tonelata peshqish të ngordhur në sipërfaqe Vallja u demonstrua nga artistët e familjes Myzeqeja, të cilët sollën para të pranishmëve elementet karakteristike të saj, ndërsa pjesë e programit ishte edhe vallja rrethore e vajzave. Një vëmendje e veçantë iu kushtua pranisë së nxënësve dhe të rinjve, me synimin që njohja me trashëgiminë të nisë pikërisht nga brezat e rinj. Drejtori i Muzeut Historik Ilirjan Gjika, theksoi se për ta mbrojtur trashëgiminë kulturore, duhet së pari ta njohim atë. Të rinjtë duhet të njohin pasurinë materiale dhe shpirtërore që mbart territori i Fierit, historinë dhe vlerat që kanë trashëguar. R.D/E.H/ReportTv.al vallja myzeqare Fier dita e trashegimise Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 53.7% Jo 38.9% Disi 7.3% Vota total: 3741 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?