Lajme Zone
Fier/ Tjetërsim i 1143 hektarë tokë në Seman, arrestohet ish-juristi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës! Ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Fier/ Tjetërsim i 1143 hektarë tokë në Seman, arrestohet ish-juristi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës! Ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre

Policia ka arrestuar ish-juristin e Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Hidir Zani, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e paligjshëm të mbi 1,100 hektarëve tokë në zonën e Semanit dhe Sheq Marinas. Ndaj tij Gjykata e Fierit me vendim të datës 17 shtator 2026, kishte caktuar masën e sigurisë për 56-vjeçarin “Arrest në burg”, pasi akuzohet për shpërdorim detyre në dis

Policia ka arrestuar ish-juristin e Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Hidir Zani, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të hetimeve për tjetërsimin e paligjshëm të mbi 1,100 hektarëve tokë në zonën e Semanit dhe Sheq Marinas. Ndaj tij Gjykata e Fierit me vendim të datës 17 shtator 2026, kishte caktuar masën e sigurisë për 56-vjeçarin “Arrest në burg”, pasi akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste gjatë ushtrimit të funksionit si jurist në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Fier. LEXO edhe...Aksident në aksin Fier-Patos, makina përplas të moshuarën në anë të rrugës! Dërgohet me urgjencë në spital (VIDEO) Njoftimi i policisë: DVP Fier/Vijon operacioni i koduar “Stolen Land”, ndalohet ish-juristi i AShK Fier, i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare kanë ndaluar shtetasin H. Z., 56 vjeç, banues në Fier, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Stolen Land”, i zhvilluar disa javë më parë. Ky shtetas ishe shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, me vendimin e datë 17.09.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në disa raste. Shtetasi H. Z. akuzohet se ka shpërdoruar në disa raste, detyrën si jurist në AShK Fier. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë A.C/ReportTv.al Agjencia Shtetërore e Kadastrës Hidir Zani Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77.2% Jo 19.5% Nuk e di 3.3% Vota total: 1745 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?