Lajme Zone
Fier, shoqërohet në polici drejtori i spitalit Arben Voja, merret në pyetje nga prokurorët
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Fier, shoqërohet në polici drejtori i spitalit Arben Voja, merret në pyetje nga prokurorët

Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është shoqëruar mesditën e kësaj të enjteje në ambientet e Policisë së Fierit, ku po merret në pyetje nga prokurorët, në kuadër të një hetimi të nisur nga SPAK.

Drejtori i Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, është shoqëruar mesditën e kësaj të enjteje në ambientet e Policisë së Fierit, ku po merret në pyetje nga prokurorët, në kuadër të një hetimi të nisur nga SPAK.

Sipas burimeve nga Policia e Fierit, hetimi lidhet me periudhën kur Voja mbante detyrën e drejtorit të Kadastrës së Fierit, ndërsa procedimi penal është regjistruar në vitin 2025.

Fillimisht, Voja është paraqitur mëngjesin e kësaj të enjteje në Prokurorinë e Fierit, por më pas, me urdhër të kryeprokurorit të rrethit, Eljon Mustafaraj, është shoqëruar në komisariat. Burimet bëjnë me dije se në momentin e shoqërimit, drejtori ndodhej në zyrën e tij në Spitalin Rajonal të Fierit. Bashkë me të është shoqëruar edhe një ish-vartës i tij në Kadastër, me detyrë topograf.

Sipas burimeve të ABC News, deri më tani nuk është lëshuar një urdhër arresti për Arben Vojën, ndërsa ai ndodhet në komisariat dhe po merret në pyetje nga prokurorët.

Arben Voja ka mbajtur më herët disa poste drejtuese në administratën publike.

Në vitin 2025, kur drejtonte Kadastrën e Fierit, ai u kallëzua penalisht në SPAK nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Nga kontrollet e kryera u konstatuan 36 raste në të cilat, sipas kallëzimit, nuk ishte llogaritur tatimi prej 15 për qind.

Voja dhe disa specialistë u akuzuan për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, me një dëm ekonomik për shtetin shqiptar prej rreth 9.5 milionë lekësh.

Ndërkohë, në vitin 2025, një tjetër dosje ndaj Vojës përfi me dërgimin e çështjes për gjykim nga Prokuroria e Fierit, për shkelje të dyshuara gjatë kohës kur drejtonte Agjencinë Rajonale të Mjedisit.

Në këtë çështje, Voja dhe disa specialistë akuzohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se kanë miratuar ose refuzuar leje mjedisore të tipit “C” në kundërshtim me kriteret ligjore, pa kryer verifikime në terren dhe, në disa raste, në mungesë të dokumentacionit të detyrueshëm. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet spitali i fierit