Lajme Zone
EkonomiReport TV

Fier/ Nxënësit interesim në rritje për shkollat profesionale, drejtuesit: Mundësi më e mirë për punë brenda dhe jashtë vendit


Mundësia për punë të shpejtë, programet mësimore, infrastruktura por dhe akomodimi në konvikte për nxënësit që vijë nga zonat rurale ka bërë që shkollat profesionale në Fier të kenë numër në rritje të regjistrimeve. Edhe këtë vit interesi është i madh teksa numri i nxënësve vetëm në shkollën “Petro Sota” është mbi 700 nxënës.

Mundësia e shpejtë që krijojnë zanatet e ndryshme për punë ka bërë që edhe në qarkun e Fierit nxënesit të rendin drejt shkollave profesionale. Edhe pse ende regjistrimet nuk janë mbyllur këtë vit drejtuesit e shkollave profesionale të Fierit bëjnë të ditur se ky fillim vit ka shënuar rritje të interesit dhe regjistrimeve për të vijuar arsimin e mesëm profesional pranë këtyre institucioneve arsimore. LEXO edhe...Problemet e qytetarëve nga investimet, tek rrugët e prona! ‘Prania Besnike’ nxjerr deputetët socialistë në terren “Regjistrimet me përjashtim të drejtimit të naftës nuk janë realizuar dhe për këtë u bëjmë thirrje prindërve dhe nxënësve që të regjistrohen në këtë drejtim pasi është një nga aspektet më të rëndësishme të ekonomisë shqiptare dhe mundësitë e punësimit për rrethin e Fierit janë të mëdha. Nga ana tjetër, drejtimi i kërkim-shfrytëzim naftë-gaz-ujë trajtohet me bursë për nxënësit”, thotë Arta Leka, drejtoreshë e “Petro Sota.” “Niveli i regjistrimeve në krahasim me vendin e kaluar ka një rritje. Interesi është i shtuar nga nxënësit e klasave të nënta. Këtë vit mësimor vijmë më të kompletuar. Programi që kishim për zhvillimin e shkollës thuajse është në përfundimin e vet. Jemi pajisur me laboratorë të fjalës së fundit të teknologjisë, dy laboratorë të përpunimit të frutave dhe qumështit, kemi dhe një serë moderne”, thotë drejtori i shkollës “Rakip Kryeziu, Alket Merdani. Drejtuesit e shkollave profesionale bëjë të ditur se tashmë një mundësi e mirë për të vijuar arsimin profesional në qarkun e Fierit janë dhe konviktet e rikonstruktuara në të cilat akomodohen nxënësit nga zonat rurale. Në qarkun e Fierit janë tre shkolla profesionale, dy në profilet industriale dhe një tjetër në atë bujqësor. P.J/E.H/ReportTv.al Alket Merdani Arta Leka arsimi profesional Fier Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 6809 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?