Berati, një nga zonat më të njohura në vend për kultivimin e ullinjve ka nje sezon të mbarë prodhimi por sfida e fermerëve mbetet krahu i punës dhe tregu i shitjes. LEXO edhe...Nën akuzë për shfrytëzim prostitucioni, Prokuroria e Beratit kërkon 21 vite burg për dy persona! Tentuan të dërgonin një grua edhe në Greqi për 500 euro në muaj Ne u ndalëm në fshatin Bilçë, ku fermerët po shesin ullinjtë e sapovjelë në pikat e grumbullimit. Çmimi me shumicë varion nga 40 deri në 110 lekë për kilogram, në varësi të cilësisë. Ndërsa në tregun e pakicës, ullinjtë e përpunuar dhe të kriposur shiten per konsumatoret nga 150 deri në 250 lekë për kilogram. Pikerisht mungesa e kontrolleve ne tregje çon në trefishimin e çmimit. “Nuk kemi treg ku ta shesim prodhimin dhe në fund dalim me humbje. Nuk arrijmë të marrim as paratë që kemi investuar. Shteti duhet te kontrollojë, sepse ne e shesim me atë çmim që e merr grumbulluesi se s’kemi ku e mbajmë”, thanë fermeret Fermerët thonë se vjelja është kthyer në një sfidë, pasi nuk ka punëtorë. Edhe ata ata pak që janë në zonë kërkojnë 3 mijë lekë në ditë. “Punojmë gjatë gjithë vitit, shpenzojmë për plehra kimikë, pesticide dhe shërbime të tjera, vetëm që të sigurojmë një prodhim cilësor. Por tani që erdhi koha e vjeljes, nuk gjejmë punëtorë. Edhe ata që janë kërkojnë pagesa të larta" thonë ata. Fermerët pohojnë se nuk kanë përfituar asnjëherë nga skemat e subvencioneve apo grantet shtetërore, ndërsa çmimet e plehrave kimikë dhe pesticideve janë rritur. “Po falimentojmë nga viti në vit. Prodhimi është i bollshëm, por nuk kemi ku ta shesim. Shteti duhet të vërë dorë, sepse pa mbështetje nuk mund të vazhdojmë më” thonë ata. Në Bilçë të Beratit ka rreth 200 mijë rrënjë ullinj, që përbëjnë një burim të rëndësishëm të ardhurash për familjet e zonës. Përveç mungesës së tregut dhe fuqisë punëtore, fermerët përballen edhe me mungesën e ujit për vaditjen e ullishteve, një problem i kahershëm që rëndon më tej kostot e prodhimit. ÇMIMET E ULLINJVE PËR KONSUM NË TREG Cilësia Tregu i shumicës (lekë/kg) Tregu i pakicës (lekë/kg)Cilësia e tretë 40 150Cilësia e dytë 60 170Cilësia e parë 70 200Ekstra 110 250Shënim: Në shumicë çmimet i referohen ullinjve të sapovjelë që shesin fermerët, ndërsa në pakicë ullinjve të përpunuar dhe të kriposur. U.D/A.E/ReportTv.al ullinj Berat Vaji i ullirit Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 73.3% Jo 23.9% Nuk e di 2.8% Vota total: 4993 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?
